Pas orësh pasigurie dhe presioni diplomatik intensiv, kanalet e komunikimit mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rihapur. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, konfirmoi zyrtarisht se takimi i shumëpritur mes palëve do të zhvillohet të premten, rreth orës 10:00, në Muscat të Omanit.
Ky zhvillim vjen pas një lëvizjeje nga ana e administratës Trump. Ndërkohë që të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe dhëndri Jared Kushner, janë nisur drejt rajonit, Presidenti amerikan nuk i ka kursyer kërcënimet.
“Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei duhet të jetë shumë i shqetësuar,” deklaroi Trump në një intervistë të fundit, ndonëse e la derën e dialogut hapur.
Prapaskenat, si u shpëtua takimi
Sipas burimeve diplomatike, bisedimet ishin pranë dështimit total. U desh ndërhyrja urgjente e disa liderëve arabë dhe myslimanë, të cilët i kërkuan administratës amerikane të mos e braktiste tryezën e bisedimeve për të shmangur përshkallëzimin ushtarak. Fillimisht, takimi ishte menduar të mbahej në Stamboll me një format shumëpalësh, por Teherani insistoi për zhvendosjen në Oman.
Edhe pse vendi dhe ora u caktuan, hendeku mes palëve mbetet i thellë. Kërkesa e Iranit është negociata ekskluzivisht dypalëshe, fokusuar vetëm te programi bërthamor dhe heqja e sanksioneve.
Ndërsa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të qartë se nuk mund të ketë marrëveshje pa diskutuar programin e raketave balistike të Iranit, mbështetjen për grupet terroriste (Hezbollah, Houthi, etj.) dhe të drejtat e njeriut.
“Nëse iranianët duan të takohen me ne, ne jemi gati, por temat tona janë të qarta,” theksoi Rubio. E premtja në Muscat pritet të jetë një test vendimtar nëse diplomacia mund të shmangë një konflikt të ri në Lindjen e Mesme.
Nuk dote arihet asnji mareveshje por po pritet per nji sulm katastrofik derisa Izraeli te jet i gatshem keta dy i kan caktuar objektivat e tyre ky takim ne Oman eshte per tja mbylle syjte botes qe tu jepet faj tyre por Irani don lufte ,Jo Izraeli don lufte por vet nuk guxon pa Amerikanet ,kurse Irani eshte i vetem dhe nuk ka Aleate te ngushte qe flasin ose ta ndihmojne Rusia dhe Kina jane Aleate vetem per shitje dhe blerje por jo ushtarake .
na vdiqe mor idiot me këtë "dote"-shkruhet do të,e ndarë!nga të kemi mor gomar dhe a e ke mbaruar klasën e dytë??apo ke ngelur??o mero si shpjegohet që nuk kalojnë komentet me këtë idiotin??punon tek ty??e ke marrë nga "diaspora",apo ke ndonjë marrveshje me ndonjë shtet shumë lindor për ti mësuar shqipen?