Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Iranit në ditët në vijim, ndoshta gjatë fundjavës.
Lajmin e jep “Bloomberg”, duke cituar zyrtarë të administratës amerikane, të cilët thonë se situata po vazhdon të evoluojë dhe gjërat mund të ndryshojnë.
Mundësia e një sulmi të SHBA-së gjatë fundjavës bëhet më e madhe kur sheh se Uashingtoni po mbledh infrastrukturën e nevojshme në Lindjen e Mesme për të hyrë në luftë kundër Iranit.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një tjetër takim urgjent mbi Iranin të premten në Nju Jork. Takimi vjen me kërkesë të Iranit, të mbështetur nga Kina, Pakistani dhe Rusia. Ky do të jetë takimi i dytë, pas një takimi të parë urgjent të premten e kaluar.
Gjatë komenteve të tij dje, Trump tha se Irani duhet të kishte bërë më shumë për të negociuar një marrëveshje me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor. “Ata duhet të kishin bërë një marrëveshje. Në fund, vendosën të mos e bënin”.
Marveshjes mund te behet vetem me keshilli e Sigurimit te OKB.Asnje marveshjes me kercenuesit prepotente te tipit FASHIST qe drejtojne SHBA. Vete populli I SHBA duhet te ngrihet ne kembe dhe te largoje nga drejtimi naziste e rinj qe duan te pushtoj e bote.