SHBA: Ne nuk i dhamë dritë jeshile Izraelit që të niste operacionin në spitalin Al-Shifa

15 Nëntor 2023, 21:50Bota TEMA
SHBA: Ne nuk i dhamë dritë jeshile Izraelit që të niste

SHBA nuk i ka dhënë dritën jeshile Izraelit që të nisë operacionin e tij ushtarak rreth spitalit Al-Shifa. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Në një konferencë për mediat, Kirby deklaroi se në të njëjtën mënyrë, SHBA nuk i jep “OK”, operacioneve të tjera ushtarake të Izraelit.

Sipas tij, Izraeli ekzekutoi planet e tij, në përputhje me procedurat e veta të përcaktuara teksa shtoi se SHBA nuk pret të informohet nga Izraeli përpara operacioneve të veçanta ushtarake.

Ai refuzoi të hynte në detaje rreth një bisede të zhvilluar midis presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por tha se operacioni në Al-Shifa nuk kishte qenë në qendër të vëmendjes.

Kirby shtoi se koha e deklasifikimit të inteligjencës së saj nga SHBA për spitalin nuk kishte asnjë lidhje me atë të operacionit të IDF.

2 Komente

  1. K
    KUR KOKA QELBET

    Driten jeshile Izraeli e ka ne xhep...s ka nevoje tia jepni...ju jeni ne sherbim te Izraelit s ka nevoje tju noftoje per veprimet ectij.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Polic trafiku

      USA ne rolin e policit te trafikut. Fik e ndez semaforet e luftes ne bote. Izraeli hyri me te kuqe - Gjobe po do ja falim se jane miqte e Tao Balles, kryepolicit. Kurse Zelua e ka "jeshile" gjithe kohes, po i eshte prish makina...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje