Hamasi po lufton për mbijetesën kundër një Izraeli hakmarrës, i cili zotohet ta zhdukë organizatën dhe ka nisur një sulm hakmarrës në Gaza që i ka marrë jetën më shumë se 11,000 palestinezëve.
Të gjendur të vetëm përballë një furie si ajo e IDF-së, liderët e Hamasit vazhdimisht i kanë bërë thirrje botës Arabe që të bashkohen në një front përballë Tel Avivit.
Më 7 tetor, komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif, u bëri thirrje aleatëve të tij në bosht që t'i bashkohen luftës.
“Vëllezërit tanë në rezistencën islamike në Liban, Iran, Jemen, Irak dhe Siri, kjo është dita kur rezistenca juaj bashkohet me popullin tuaj në Palestinë”, tha ai në një mesazh audio.
Por thirrja e tij duket se nuk mori përkrahjen që Hamasi priste dhe zhgënjimin e shprehu më 16 tetor, Khaled Meshaal, i cili në një intervistë televizive falënderoi Hezbollahun libanez për veprimet e deritanishme, por tha se "beteja kërkon më shumë".
Për t’i dhënë zë “braktisjes” së Hamasit ka menduar lideri i kësaj aleance, Irani, që nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt nëse nuk sulmohet vetë nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei i dha një mesazh të qartë kreut të Hamasit Ismail Haniyeh, kur ata u takuan në Teheran në fillim të nëntorit, se Irani do të vazhdojë t'i japë grupit mbështetjen e tij politike dhe morale, por nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt.
Sipas tre zyrtarëve të lartë në Teheran, të cilëve iu referohet Reuters, Khamenei ka thënë: “Ju nuk na dhatë asnjë paralajmërim për sulmin tuaj të 7 tetorit mbi Izraelin dhe ne nuk do të hyjmë në luftë në emrin tuaj”.
Udhëheqësi suprem po ashtu i ka bërë presion Haniyehut që t'i shuajë zërat e grupit palestinez që i bën thirrje publikisht Iranit dhe aleatit të tij të fuqishëm libanez Hezbollah që t'i bashkohen betejës kundër Izraelit me forcë të plotë.
Sundimtarët klerikë të Iranit planifikojnë të vazhdojnë të përdorin rrjetin e tyre të boshtit të aleatëve të armatosur, duke përfshirë Hezbollahun, për të nisur sulme me raketa dhe drone ndaj objektivave izraelitë dhe amerikanë në të gjithë Lindjen e Mesme, por refuzojnë përfshirjen e forcave të tyre në konflikt.
Tre burime pranë Hezbollaut kanë treguar po ashtu për Reuters se edhe ata janë befasuar nga sulmi i Hamasit që vrau 1200 izraelitë. Luftëtarët libanezë nuk ishin as në gatishmëri në fshatrat afër kufirit që ishin vija e frontit në luftën e Hezbollaut me Izraelin në vitin 2006 dhe duhej të thirreshin me shpejtësi.
"Ne u zgjuam nga një luftë", tha një komandant i Hezbollahut.
Kriza e shpalosur shënon herën e parë që i ashtuquajturi “Boshti i Rezistencës” - një aleancë ushtarake e ndërtuar nga Irani gjatë katër dekadave për të kundërshtuar fuqinë izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme është mobilizuar në disa fronte në të njëjtën kohë.
Hezbollahu është përfshirë në përleshjet më të rënda me Izraelin për gati 20 vjet. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë shënjestruar forcat amerikane në Irak dhe Siri ndërsa Huthët e Jemenit kanë lëshuar raketa dhe drone në Izrael.
Konflikti po teston gjithashtu kufijtë e koalicionit rajonal, anëtarët e të cilit - që përfshijnë qeverinë siriane, Hezbollahun, Hamasin dhe grupe të tjera militante nga Iraku në Jemen – kanë prioritete të ndryshme dhe sfida të brendshme.
Ç'ju desh gjethja e fikut për të pastruar menderen, nuk ju mjaftonte gishti?
Këta e dinë se çfare i gjën se pse atë pret Amerika, që të ju vine në shteg. Islamiket lehin kotë se pse Kurë të dojë Amerika javë shkundë pleshta, islamikve primitivë.
E ben kete sepse Biden hoqi bllokaden edhe per $10 miliard te tjera per Iranin qe ti perdorin. Kjo tregon se kushdo shikon interesin e vet, edhe pse Irani i nxiti Hamasin per te bere kete masaker, tani i le ne balte. Ndaj edhe ne mos te bejme me teper protesta, por te mbeshtesim ata qe na kane mbeshtetur, dhe ketu eshte te mbeshtesim Hebrenjte. Ata na e kane kthyer nderin qe u beme, ndersa keta te tjeret sic e shikoni lene ne balte njeri-tjetrin.
Ja bejne mutin njeri-tjetrit. Bythengrites hesapi
Irani eshte hileqar thote hamasit nuk na treguat per sulmin qe bete me 7 tetor,kjo eshte djallezia e radhes ne menyre qe Irani te shfajesohet ne sy te nderkombetareve sepse ka shume akuza ndaj Iranit si ideator dhe ndihmesi kryesore i hamas ne sulmin kunder Te pa beseve çifut.Irani ka ndihmuar shume e teper biles duke patur para sysh qe ata jane shiia dhe jane armiq me sunitet si arabet qe nenshkruan pakt paqeje me Izraelin.Keshtu qe Irani ka bere pjesen e tije,ate te luanit.Ndersa hamasi ose hamuti s ka gje ne vije pse leh erdogani nga larg e bytha nuk ja mban.Keshtu çifitet ose te pa beset me ndihmen e Amerikes do sundojne dhe kolonizojne tokat e islamuteve musliman.
Ne fakt mir do ishte ta krruanit pak,,,te zhdukeshin dhe kta plehra Arab qe vetem kecenojne boten me arm berthamore,,,e kuptoj byth arabi qe do ishte fundi i tyre,
hamasi eshte organizate terroriste qe lufton si burrat balle per balle por si evgjitet qe mbrohen me njerez te pafajshem kur marrin pergjigjen, ata perdoren nga te tjeret per interesat e veta duke ditur se sa naive jane keta "trima" qe vete jetojne ne lluks dhe i thone fukarenjve qe te vriten per t'a...!!!!
Israeli nuk po bën luftë hakmarrëse, por luftë për mbijetesë. Qëllimi i arabëve të ndyrë nuk është pushtimi i israelit, por shfarosja e të gjithë popullit hebre. Çfarë duhet të bëjë israeli sipas jush? Gazetar lexo historinë e hebrejve para se të përdorësh termin "luftë hakmarrëse" dhe kujto fjalën e popullit shqiptar "dy duar për një kokë".
"Gazetar lexo historinë",o lal,kujt i drejtohesh me këto fjalë??këta kopjojnë diku,e përkëthejnë me kompiuter,nuk bëjnë asnjë përshtatje në shqip,nuk e shqiprojnë,por shkruajnë atë që mendojnë!"mendojnë" është prapë një fjalë e panjohur për ta,shkruajnë atë që ju ka pjerdhur trurin rrjeti social "tik tok"!!nuk shkojnë më larg se tik tok,nuk kan nivelin e zgjuarsisë të kuptojnë më shumë se "librat me figura",bile dhe ato i kuptojnë gabim!!këta nuk janë as gazekarucë!janë thjeshtë koqe!!