SHBA-të gjejnë pilotin e zhdukur, pas rrëzimit të avionit F-15! Trump: Ishte një nga operacionet më të guximshme

5 Prill 2026, 07:50Bota TEMA
SHBA-të gjejnë pilotin e zhdukur, pas rrëzimit të avionit

"Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka përfunduar një nga operacionet më të guximshme të kërkim-shpëtimit në historinë amerikane", shkroi Trump në Truth në lidhje me gjetjen e pilotit të zhdukur në Iran.

"Ushtria amerikane ka dërguar dhjetëra avionë, të armatosur me armët më vdekjeprurëse në botë, për ta gjetur atë. Jam i lumtur të raportoj se ai është shëndoshë e mirë."

Shpëtimi, shtoi ai, "i shtohet suksesit të djeshëm me gjetjen e një piloti tjetër të guximshëm, një lajm që nuk e konfirmuam menjëherë, në mënyrë që të mos rrezikohej suksesi i operacionit tonë të dytë të shpëtimit.

Kjo është hera e parë në historinë ushtarake që dy pilotë amerikanë janë shpëtuar - në dy operacione të ndara - në zemër të territorit armik."

Lini një Përgjigje