
Sipas kreut të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së SHBA-së, William J Burns lufta në Ukrainë po ka një efekt shkatërrues në udhëheqjen e Rusisë nga presidenti Vladimir Putin.
Pakënaqësia ruse për luftën po ofron mundësi të reja për CIA-n për të mbledhur informacione të inteligjencës, tha drejtori i agjencisë, Burns.
Agjenti kryesor i SHBA-së i bëri këto komente përgjatë një ligjërate vjetore të tij për Fondacionin Ditchley në Mbretërinë e Bashkuar, një javë pas rebelimit të shefit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Burns tha se të gjithë ishin “mashtruar” nga rebelimi i 23 qershorit i Prigozhinit ndaj Moskës, kur forcat e tij mercenare Wagner marshuan drejt kryeqytetit rus.
Veprimet e Prigozhinit ishin “përkujtim i efektit shkatërrues të luftës së Putinit në shoqërinë e tij dhe në regjimin e tij”, tha ai.
Shikpo Ameriken dhe te pjerdhurin Biden Pampersin, nuk ke kufinj dhe emigrimi i paligjeshem nga vendet espanike ne kufi me Meksiken eshte shumefishuar, siguria kombetare eshte pa breke.