Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas: Tarifat amerikane forcojnë Kinën dhe Rusinë

18 Janar 2026, 09:10Bota TEMA
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas: Tarifat amerikane

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas është shprehur se tarifat e njoftuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër aleatëve evropianë, kërcënojnë prosperitetin ekonomik në të dyja anët e Atlantikut.

Në një reagim në platformën X, Kallas theksoi se tensionet midis aleatëve u shërbejnë vetëm fuqive të treta, duke vënë në dukje se Kina dhe Rusia janë përfituesit kryesorë të përçarjeve në kampin perëndimor.

Deklarata e saj erdhi si një përgjigje pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve që i rezistojnë kërkesës së tij për të blerë Groenlandën, një zhvillim që ka shkaktuar shqetësim të madh në qarqet evropiane.

1 Komente

  1. V
    Vini

    A ka ngelur ngonje burre ne Europe apo vetem keto fyçkat qe kakarisin dhe nuk I pjerdh njeri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje