Shkelje të rënda në departamentin e kirurgjisë, drejtori i një klinike në Zvicër përgjegjës për vdekjen e 70 pacientëve, dyshohet se…

14 Maj 2026, 21:50Bota TEMA
Shkelje të rënda në departamentin e kirurgjisë, drejtori i

Një skandal i rëndë ka dalë në dritë ditët e fundit në Zvicër, pasi një drejtor i një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut dyshohet se është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 70 pacientëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një hetim zbuloi se shkelje të rënda etike dhe vdekje të papritura kanë ndodhur në departamentin e kirurgjisë kardiake të Spitalit Universitar të Cyrihut  (USZ) nga viti 2016 deri në vitin 2020. Vetë spitali i konfirmoi këto gabime me një deklaratë zyrtare.

Hetimi nxjerr në pah shkallën tepër të lartë të vdekshmërisë gjatë kësaj periudhe. Sipas të dhënave, nga rreth 4,500 operacione kirurgjikale, pati 68 deri në 74 vdekje më shumë sesa pritej statistikisht .

Gjatë këtyre viteve, drejtori i klinikës së kirurgjisë kardiake në Cyrih ishte profesori italian, Francesco Maisano. Në qendër të skandalit është “Cardioband “, një implant për riparimin e valvulave të zemrës, i cili u prodhua nga një kompani në të cilën profesori italian kishte pjesëmarrje dhe dyshohet se u përdor në mënyrë të papërshtatshme në 13 raste.

Përdorimi i këtij implanti mund të lidhet me numrin e tepërt të vdekjeve të theksuara në raport. Spitali Universitar i Cyrihut (USZ) i ka raportuar këto incidente, në veçanti vdekjet dhe përdorimin e papërshtatshëm të pajisjes “Cardioband” – në Zyrën e Prokurorit Publik.

4 Komente

  1. M
    Muci, diplomat karriere dhe prozator

    drejtor aty eshte nje kar shqiptar nga maqedonia

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      I ka kalu koha ketij lajmi,jeni me vonese, ku eshte interesi Shqiptareve per kete lajm,te kishte ndidh ne Shqiperi as qe do merrej vesh,do ishte mbyll vdekja me lek si cdo gje tjeter.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropa me ngropa te vogla !

        Ministria e Shendetesise ne Zvicer ! ptu plehrat qe nuk bejne kontrolle here te pashershme... Kudo ndodhin nga mos kontrollet e shpeshta qe nuk bejne zyrat perkatese qe kane nen kontroll Spitalet ... ja dhe Zvicra qe Reklamohet Jeta me e mire ngaqe pagat jane me te larta se ne vendet e tjera te EU....Ne nje nga Zyrat e nje vendi te EU ! qe eshte pergjegjese per Licencen qe ka nje Spital ! mbas nje Anksese te nje qytetari ne zyren perkatese.... derguan Ankesen , u permisuan dicka ne punet qe bejne Infermieret.... perseri Infermieret , normal qe punojne , por ato gabime - mangesi te vogla ne pune , perseri me englizhence ashtu vazhdojne.... Ka humbur " Ndergjegjeshmeria " tek njerezimi sidomos ne Mjekesi....

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ???

          Opercioni doli me sukses,pacienti vdiq.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje

          Blog Tema