Shkoi për peshkim me familjen, kryebashkiakja zbulon kokainën me vlerë 1 mln euro

9 Gusht 2023, 16:50Bota TEMA

Shkoi për peshkim me familjen, kryebashkiakja zbulon kokainën me

Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor kapi një “gjah” të madh gjatë peshkimit në Florida me familjen në fund të muajit të kaluar.

Ajo zbuloi një ngarkesë që përmbante rreth 32 kg kokainë , me një vlerë të përllogaritur prej rreth 1.1 milionë dollarë, sipas zyrës së kryetarit të bashkisë.

Droga u zbulua më 23 korrik dhe pasi u dorëzua nga kryebashkiakja, u mor nën kontroll nga Agjentët e Patrullës Kufitare me Sektorin e Majamit.

Para se të merrte postin aktual si kryebashkiake, Castor “kaloi 31 vjet me Departamentin e Policisë së Tampës, duke shërbyer pothuajse në çdo cilësi dhe në pothuajse çdo lagje të qytetit. 

Në tetor të 2009-ës, Castor u bë shefe i Policisë së parë femër të Tampas, duke shërbyer për gjashtë vjet në atë rol”, sipas biografisë së saj në faqen e internetit të qytetit të Tampa.

 

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Ligji i grupeve mafioze te trafikanteve eshte 10% e droges "kapet" nga tregimet e tyre dhe 90% vazhdon rrugen e rendomte te tregut, kjo ka ndodhur edhe me ish policen "profesoreshe" Mayor e Tampes..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje