Brenda pak vitesh, princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka kaluar nga paralajmërimet kundër “zbutjes” së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, të cilin e quante “Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” në nisjen e një afrimi historik me Teheranin.
Në një nga lëvizjet më të rëndësishme të politikës së tij të jashtme, Mohammed bin Salman synoi të ulte tensionet shumëvjeçare mes Arabisë Saudite dhe Iranit, duke besuar se dialogu do të sillte stabilitetin e nevojshëm për realizimin e vizionit të tij ekonomik.
Por zhvillimet e fundit duket se kanë vënë në pikëpyetje këtë strategji. Që nga sulmet e ndërmarra dy javë më parë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit, regjimi iranian ka goditur vazhdimisht Arabinë Saudite dhe vendet fqinje të Gjirit, duke shënjestruar baza amerikane, ambasadën amerikane në Riad, rafinerinë e Ras Tanurës dhe fushën e madhe naftëmbajtëse në Shaybah.
“Është gjëja e fundit që ai dëshironte. Ai kërkon stabilitet dhe rend, jo raketa dhe dronë në ajër”, u shpreh Bernard Haykel nga Universiteti Princeton.
Zgjatja e konfliktit rrezikon seriozisht përpjekjet e princit për të tërhequr investime të huaja dhe për ta kthyer vendin në një qendër rajonale të tregtisë, turizmit dhe financave. Si pasojë e situatës, Formula 1 ka anuluar garat e planifikuara për muajin prill në Arabinë Saudite dhe Bahrein.
Deri më tani, Arabia Saudite është prekur më pak se disa vende të tjera të Gjirit si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Katari, të cilat kanë përballuar më shumë sulme me raketa dhe dronë. Aksesimi në Detin e Kuq i mundëson gjithashtu të shmangë Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik që është prekur nga sulmet iraniane.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i kompanisë shtetërore të energjisë Saudi Aramco, Amin Nasser, paralajmëroi për “pasoja katastrofike” për ekonominë globale nëse konflikti vazhdon, duke e cilësuar atë si krizën më të madhe për industrinë e naftës dhe gazit në rajon.
Sipas Firas Maksad nga Eurasia Group, kjo situatë përbën një goditje për planin “Vizioni 2030”, që synon transformimin e ekonomisë saudite dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Ai thekson se vendi mund të detyrohet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, duke ngadalësuar reformat ekonomike.
Analistët vlerësojnë se ka pak skenarë pozitivë për Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit. Publikisht, Riadi ka dënuar Iranin dhe ka bërë thirrje për ulje tensionesh, por në të njëjtën kohë ekziston frika se një ndërprerje e papritur e ofensivës nga presidenti amerikan Donald Trump mund të lërë pas një Iran të dobësuar, por më agresiv.
Burime pranë autoriteteve saudite theksojnë se Riadi nuk kërkon ndryshim regjimi në Iran, por një dobësim të tij e konsideron në interesin e vet. Ndërkohë, mbetet shqetësimi se konflikti mund të përshkallëzohet më tej, duke përfshirë edhe rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.
Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit kanë qenë tradicionalisht të kujdesshme ndaj Iranit që nga revolucioni islamik i vitit 1979, por në vitin 2023 rivendosën marrëdhëniet diplomatike përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të shmangur përfshirjen në konflikt, sulmet e fundit tregojnë se stabiliteti në rajon mbetet i brishtë, ndërsa Arabia Saudite përballet me një nga sfidat më të mëdha të viteve të fundit.
"Si dështoi basti i Mohammed bin Salmanit ndaj Iranit",nuk ka asnjë dështim,ka thjeshtë një përpjekje të pa realizuar!!e njëjta gjë u tha dhe për "bastin me putanën ruse"!sot është një moment i vështirë,por në të njëjtën kohë dhe i mirë për të filluar një ndryshim të madh!!sot jemi pak a shumë në fillim të L2B!dhe në atë kohë pati "dështime" si të bin salmanit,por përfundimi i saj solli 80 vjet paqe dhe përparim në europë e botë!!ndoshta këto dy "dështimet" e fundit,putana dhe ajatollahu,do jenë shkalla e radhës për tu ngjitur më lart!!
Amin!
Nji ujk nuk behet kafshe shtepiake ai mbetet disa perqind i eger edhe nji Saudit me origjine Cifute nuk behet Musliman pse renjet i ka Hebraike por muslimanet e botes jan injorant dhe besojn por nuk e dine se ndihma e Sauditeve shkon ma shum tek Izraeli sesa dikund tjeter ,bojkotoni Meken dhe Medinen mos shkoni ne Haxh mos financoni armatimin e Izraelit pse ju i paguani ata arme qe vriten femijt dhe i gjith rajoni.
a islamist mutiiii!po i nxjerr këmbët o bastard i ndyrë!harron që dhe muhameti nuk ishte ndryshe nga këta që ti i quan me origjinë Cifute??ashtu si palestinezët??o hajvan,feja,besimi fetar nuk ka të bëjë me origjinën!në të njëjtën familje,djemt e vajzat pavarsisht se janë ngjizur nga i njëjti dybek mund të besojnë në fe të ndryshme??o primitivi i mutit që gjithçka e bazon në besim fetar ti urren vëllain tënd sepse ai shikon filma fantastiko shkencor,në një kohë që ti shikon filma bollivudi me muzikë e kërcime gjat një tragjedie!!oh sa idiot je tiiii,më duket se duhet ta kesh nga uji që pi!!gjithë fshati a krahina pinin në të njëjtin burim??
Po pse harxhon mendimin kot me kete kurven selxhuke me emer putanash ruse. Vazhdo shkruaj se kisha kohe pa te hasur neper komente. Ti u bie kokes kurvave lindore si te Putanave edhe te Ajatollmuterve.
Po mos te jete prania amerikane keto vende shqyhen mes vetes
Arabia Saudite dhe te gjithe vendet e Gjirit dhe ata ne teresi myslimane duhet te nxjerrin jashte Ameriken. Ata jane lidhur me Ameriken qe ti ndihmoje nga na ekonomike dhe ti mbroje ne rast agresioni. Tani del se Amerika ndihmon veten dhe nuk ishte ne gjendje ti mbroje. Atehere cfar u duhet ketyre vendeve ombrella e grisur amerikane ?!
o nuredin,ta dëgjuam fjalën dhe tashti e tutje mos ha mut më me pseudonim ortodoks!!
Titull debil