Irani ka konfirmuar vdekjen e Ali Larijanit, shefit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i vrarë në një sulm ajror të pretenduar nga Izraeli në kryeqytet.
"Ali Larijani është martirizuar", ka konfirmuar Këshilli i Sigurisë iraniane.
Lajmi u raportua nga Al Jazeera, sipas së cilës, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i vendit konfirmoi vrasjen e Larijani-t, pasi Izraeli mori përgjegjësinë për vrasjen e tij në sulme të kryera më herët atë mëngjes.
"Pas një jete të dedikuar për ngritjen e Iranit dhe Revolucionin Islamik, ai më në fund e ka përmbushur dëshirën e tij të gjatë, i është përgjigjur thirrjes së së vërtetës dhe me krenari e ka arritur qëllimin fisnik të martirizimit në shërbim", thuhet në një deklaratë nga Këshilli, të botuar nga Mehr.
Vdekja e tij shihet si një humbje e madhe për udhëheqjen e Teheranit dhe rrit më tej tensionet në rajon.
Marrte me vete te gjitha Laviret islamike, kudo ne bote!
Ka shkuar tu bej llap 72 virgjereshave leshatore ne perjetesi.
Po pret edhe Zeusin atje uahahahahahaaaaaaaaaaaa