Tragjedi në Vjenë, katër punëtorë nga Kosova humbin jetën

17 Mars 2026, 22:47Bota TEMA
Tragjedi në Vjenë, katër punëtorë nga Kosova humbin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë.

Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës.

Viktimat sipas familjarëve ishin shtetas të Kosovës, raportojnë mediat e Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Rasti i rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku thuhet se janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

3 Komente

  1. B
    Babo

    Keqardhje e madhe per kete ngjarje ku humbin jeten njerez qe puojne e mbajne familjet me djerse. Zoti ju dhente force familjareve.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexhenda

      RIP

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        U prehshi ne paqe!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje