Për herë të parë pas më shumë se dy dekadash, Siria ka konfirmuar publikisht kontaktet me Izraelin, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi i zhvilluar më 19 gusht në Paris mes ministrit të Jashtëm sirian, Assaad el-Chaibani, dhe ministrit izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer, u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe synon uljen e tensioneve në jug të Sirisë.
Ky është kontakti i parë i njohur zyrtarisht nga pala siriane, megjithëse diskutime joformale janë mbajtur edhe më herët në qytete si Baku, Abu Dhabi dhe vetë Parisi. Fokus kryesor i bisedimeve ishte ruajtja e sovranitetit të Sirisë dhe mosndërhyrja në punët e brendshme, në kontekstin e trazirave të fundit në provincën jugore të Soueida, ku përleshjet midis komunitetit druz dhe autoriteteve kanë lënë rreth 1,000 të vdekur.
Në takim mori pjesë edhe sheiku druz izraelit, Muwaffaq Tarif, i cili më herët kishte kërkuar ndërhyrje nga Izraeli për të ndalur përshkallëzimin e dhunës.
Lëvizja shihet si përpjekje e Damaskut për të rifituar stabilitetin në jug të vendit dhe për të ulur perceptimin e Izraelit si armik ideologjik. Ndërkohë, vëzhguesit paralajmërojnë se pavarësisht kësaj qasjeje të re, çështja e Golanit të pushtuar mbetet një pengesë madhore në çdo përpjekje për normalizim të plotë.
Ky zhvillim sinjalizon një ndryshim të kujdesshëm në qasjen siriane ndaj realitetit rajonal, në një kohë kur rindërtimi dhe rimëkëmbja janë bërë prioritete urgjente për popullsinë.
Siria eshte nje shtet artificial! Ajo zone banohet nga popuj me etni te ndryshme dhe fe te ndryshme. Nese do ekzistoje ne vazhdim nje shtet me emrin Siri, e vetmja mundesi eshte qe ai te jete nje shtet federal, ku secili komunitet te kete autonomine e tij. Pra kurdet, druzet, kristianet, alavitet, assirianet dhe arabet te jene komunitete autonome territorialisht dhe administrativisht, secili te administroje punet e veta. Kjo eshte e vetmja menyre qe Siria te vazhdoje te jete shtet. Nese islamistet arabe do perpiqen te vene nen sundim komunitetet e tjera, ai shtet do shperbehet perfundimisht. Psh Alauitet kane patur shtetin e tyre autonom ne vitet 1920-1936, kur Mandati Francez i Sirise kishte formen ne nje Federate. Keshtu edhe Druzet (qe vetem ne Siri jane rreth 7-800 mije) dhe banojne ne Golan dhe Sweida (Sirine Jugore) ose do kene autonomine e tyre, ose do kerkojne bashkimin me Izraelin. Lidhjet e druzeve me hebrenjte jane shume te lashta. Druzet jane nje popullsi qe flet arabisht, por e shkeputur nga Islami, me nje fe te veten te vecante dhe me lidhje te shumta me hebrenjte. Ata kane mbeshtetjen edhe te komunitetit druz ne Izrael (rreth 150 mije) dhe jane nen mbrojtjen e Izraelit.