Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët (UNRWA) ka konfirmuar se furnizimet e saj humanitare për Rripin e Gazës mbeten plotësisht të bllokuara nga autoritetet izraelite, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025.
Në një postim në platformën ‘X’ UNRWA theksoi se situata humanitare në Gazë është ende kritike: shtëpitë vazhdojnë të jenë të shkatërruara, ndihma humanitare është e kufizuar, qindra mijëra banorë janë të zhvendosur me forcë, ndërsa furnizimet e agjencisë janë të ndaluara plotësisht.
Agjencia i bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të mos harrojë banorët e Gazës dhe të lehtësojë hyrjen e ndihmave.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, ka përsëritur në deklaratat e fundit se furnizimet e agjencisë – duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe materiale strehimi për qindra mijëra njerëz – janë të bllokuara që prej muajsh, si pasojë e ligjeve izraelite të miratuara në fund të vitit 2024 dhe të zbatuara që nga janari 2025, të cilat ndalojnë operimet direkte të UNRWA-s në territoret nën kontroll izraelit.
Autoritetet izraelite kanë argumentuar se masat synojnë parandalimin e shfrytëzimit të ndihmave nga grupet e armatosura, duke akuzuar UNRWA-n për lidhje me Hamas – akuza të cilat agjencia i ka mohuar vazhdimisht dhe që janë hedhur poshtë nga hetime ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).
Ndërkohë, dimri i ashpër ka përkeqësuar kushtet, me stuhi që dëmtojnë tendat e improvizuara dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve. UNRWA vazhdon të operojë me stafin lokal palestinez në Gazë, duke ofruar shërbime shëndetësore, arsimore dhe ndihma emergjente, por kapaciteti është i kufizuar pa hyrjen e furnizimeve të reja.
Organizata të tjera humanitare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe grupe ndërkombëtare, kanë kritikuar kufizimet e reja izraelite ndaj OJQ-ve, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë të përkeqësojnë krizën humanitare në një kohë kur nevojat janë enorme pas dy vitesh konflikti shkatërrues.
Situata ne Gaza do vazhdoje te jete kritike, derisa i gjithe vendi te pastrohet nga muti islamik dhe te gjithe kolonizatoret arabe te largohen per ne Egjypt!