“Në fokus hapja e Ambasadës shqiptare në Kiev”, Zelensky zbardh telefonatën me Ramën

13 Janar 2023, 17:25Politika TEMA

“Në fokus hapja e Ambasadës shqiptare në Kiev”,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbardhur telefonatën me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i shtetit të Ukrainës thekson se veç urimit për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, gjatë bisedës u diskutua për situatën në frontin e luftës.

Ai theksoi rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë, ndërsa më 24 shkurt bëhet një vit nga nisja e luftës.


“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev.

Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

 

 

2 Komente

  1. T
    Toni

    Kievi duhet te kete qetesi sa me pare

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dori

      Te gjithe po lutemi per Kievin

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje