Skandal i madh në negociata: Delegatët rusë u grindën për një karrige para amerikanëve

4 Prill 2025, 18:44Bota TEMA
Skandal i madh në negociata: Delegatët rusë u grindën

Gazeta Agentstvo, duke cituar burime, raportoi një incident të çuditshëm që ndodhi gjatë bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite më 18 shkurt.

Siç rezulton, Vladimir Putini ia besoi negociatat me SHBA-të dy ekipeve rivale.

Fillimisht, pala ruse supozohej të përfaqësohej vetëm nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe ndihmësi i Putinit, Ushakov. Më vonë, delegacionit iu shtua i dërguari special i Putinit, Dmitriev, por Lavrov nuk u informua.

Pikërisht ky fakt ka bërë që Lavrov të nxehej së tepërmi me situatën dhe të mos lejonte Dmitrievin të kishte një karrige të tijën.

Ministri i Jashtëm rus e largoi karrigen nga tavolina, duke thënë: “Nëse dëshiron të marrë pjesë, le të ma thotë personalisht Vladimir Vladimirovich (referuar Putinit, red.)”.

Pas kësaj, Dmitriev doli nga dhoma për të folur me gazetarët në korridor. E gjithë kjo u shpalos para zyrtarëve amerikanë. Këta të fundit raportohet nga gazeta se kanë mbetur absolutisht të shastisur dhe të habitur nga e gjithë situata e krijuar me delegacionin rus.

“Të gjithë shkojnë tek Putini një për një dhe ai i thotë secilit prej tyre diçka të ndryshme. Kjo është një pjesë e arsyes pse askush nuk mund të formulojë qartë kërkesat e Rusisë në negociata”, tregoi ndër të tjera burimi i Agentstvo për gjithë tablonë e çështjes.

Një reagim mbi këtë ende mungon nga Kremlini. Ndërsa koment nuk ka pasur as nga pala amerikane.

6 Komente

  1. V
    Vdekja e Putinit është zgjidhja

    Pala ruse është shumëpalëshe. I mban të lidhur vetëm Putini.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bummm.bumbum

      O merum sot dt 4 prrill

      Përgjigjjuni
      1. a
        adi

        Taktik Ruso-sllave Gjaja se nuk muj garantojm asgje per marreveshjet se ka" shume rryma"

        Përgjigjjuni
        1. V
          VLONJATI

          Ne cdo vend te botes keshtu eshte .Monizmi eshte padyshim kudo dhe demokracia eshte per te cfrytezuar te varferit qe paguajne djersen e tyre Un eprej 34 vjetesh qe kryeministri vjedh ,genjen cdo dite per cdo gje dhe komandon edhe ne situatat me ordinere .Nuk e di si eshte ne evropen evjeter perendimore po ma merr mendja atje do kete demokraciAmerika qe ishte babai i demokracise po e kthen Trampi ne perandori te tij .Po pushon gjithe demokratet tamam si ne shqiperi ,kush eshte ne fuqi ben cfare te doje me institucionet shteterore

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na myten

            Luajne shah ose si macja me miun me koqet qe ka zgjedhur Trump per negociata. “Sherri” mund te jete edhe loje.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Messerschmitt

              gjakdhjere gerrrko arrixhinji cfa pret nga ata ....yyyyttt race e ndyre

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje