Skena surreale nga Koreja e Veriut: Diktatori me një pije dhe cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

26 Qershor 2025, 18:07Bota TEMA
Skena surreale nga Koreja e Veriut: Diktatori me një pije dhe cigare,

Udhëheqësi i Koresë së Veriut hap një resort luksoz në Wonsan, i disponueshëm vetëm për turistët vendas

Në disa skena sureale nga Koreja e Veriut, shihet udhëheqësi Kim Jong-un teksa viziton një resort bregdetar, të quajtur Wonsan Kalma, që është ndërtuar rishtas në vend.

Ky ishte një nga projektet që autoritetet e Phenianit e paraqesin si një hap kyç në zhvillimin e industrisë së turizmit vendas, me ambicie që përfshijnë mbërritjen e mysafirëve të huaj në të ardhmen.

Kim, i cili për këtë rast hoqi xhaketën e tij karakteristike ushtarake dhe veshi një kostum të errët me një këmishë të bardhë dhe një kravatë ngjyrë rëre, e quajti vendpushimin "një nga arritjet më të mëdha të vitit", raportoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Në një atmosferë të qetë, me një cigare, një pije freskuese dhe një peshqir pranë pishinës, Kim ndiqte atmosferën përreth kompleksit në shoqërinë e vajzës së tij Kim Ju-ae, e cila spekulohet gjithnjë e më shumë si pasardhësja e tij, dhe gruas së tij Ri Sol-ju.

Në sfond, turistët vendas po shijonin atraksionet ujore, ndërsa britma dhe të qeshura jehonin poshtë rrëshqitëseve. Resorti, i vendosur në bregdetin lindor të vendit, ofron një gamë të gjerë ambientesh sportive dhe rekreative, si dhe shërbime tregtare dhe mikpritjeje, tha KCNA.

Kim shprehu besim se "valët e lumturisë që do të përhapen nëpër këtë parajsë bregdetare do ta forcojnë më tej atraktivitetin e saj si një qendër turistike dhe kulturore me famë botërore".

Edhe pse kompleksi hapet zyrtarisht më 1 korrik dhe autoritetet e Koresë së Veriut presin deri në 20,000 vizitorë në vit, për momentin ai do të jetë në dispozicion vetëm për popullsinë vendase.

Turistët e huaj, për momentin, nuk do të jenë në gjendje të përjetojnë pushimet verore të drejtuara nga Pheniani, pasi kufizimet e futura gjatë pandemisë janë ende në fuqi. 

11 Komente

  1. B
    Bislim

    Bravo! Reklame falas per Korene e Veriut

    Përgjigjjuni
    1. m
      mira

      bislim o palle

      Përgjigjjuni
      1. B
        BimBimma

        O sperm krokodili

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi

          O bislim o mamqir i vogel

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Kercen prifti nga belaja

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komunistat dhe islamikët janë anticilivizim

              Këta janë komunistat dhe islamikët, një pale vret në emert të popullit dhe pala tjetër vret në emert të Zoti....

              Përgjigjjuni
            2. E
              Emigrant

              Lere kimin se e ka ne terezi ai I mbushet memdja nxjerr ndonji atomike Dhe menjehere i japin miliarda ndihma nga amerika apo japinia me koren e jugut Lini mor propoganden shihni hallin tuaj sepse nga 3.5 milion qe ishim tani sjemi as 2 milion

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daj Spiro Koleka

                Ore te tilla inagurime ben edhe Ramaduro, ku perballe rreshqet kucka Lubi Balluke me shoqe. Ky resort gjigand eshte projektuar dhe ndertuar nga nje kompani ruse, sipas shijeve te diktaorit Kim Jong-un

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kalciani

                  Ne festojme per nje tunel, per nje ure, per nje kanal tani.Nuk jemi ne gjendje te ndertojme as edhe nje karroc me rrota. Shyqyr qe na la Enveri ca torno per fisheke.Jemi xheloz tani edhe ndaj Kimit. Ne fakt Ne te rruajme bolet tani, vetem me domate dhe shalqi.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pishinari

                    Ne jemi tani ‘merre me lëng’,na rrofte tallavaja dhe kullat e ‘pista’ ,sepse edhe pse jemi në NATO jemi me ‘pushk druni’ dhe nuk kemi goje te pergojojme Kim Jongun që e ka n’terezi e i fërkon ‘toçin’ bombës bërthamore që disponon dhe se ‘rru fare,mo po fare’,se i lësho frenat kur i duhet e sa i duhet dhe nderton ndonje pishine si kjo,sa per sy e faqe e me ‘na hedh hi syve’,’si i gjati’ yne që bën kulla ‘për selfie’ (duke shperdoruar parate e taksapaguesve shqiptar qe vazhdojne e ikin nga syte kembet sa gjejne rastin ,duke ia lene vendin filipinasve,banglandeshasve ,apo afrikaneve te Burundit),se të nesërmen pishinat e Kimit mbyllen apo braktisen,duke u krhyer ne lavatrice per te la breket e ushtareve te garnizonit aty afer,duke e pësuar pikerisht si kullat e ‘kimit tonë’ të cilat jane te braktisura se nuk ka kush ti frekuentoje,por që trumpetohen si sukses nga ‘naltmadhnia’

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Iliri nga Himara

                      Çi jepni keto lajme,i shikon ky mbreti yne,e ben edhe ky pastaaj te njejeten gje.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje