Sánchez premton t’i japë fund “gjenocidit në Gaza”, shpall masa të forta kundër Izraelit

8 Shtator 2025, 11:17Bota TEMA
Sánchez premton t’i japë fund “gjenocidit në

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shpallur një paketë masash drastike ndaj Izraelit, duke i cilësuar si hapa të domosdoshëm për të ndalur “gjenocidin në Gaza”.

Nismat u bënë publike të hënën gjatë një fjalimi të mbajtur në Madrid dhe përfaqësojnë veprimin më të ashpër që një shtet i Bashkimit Evropian ka ndërmarrë deri më sot ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut.

Masat e shpallura përfshijnë:

-Mbylljen e porteve spanjolle për anije izraelite që transportojnë sisteme mbrojtëse apo armë.

-Ndalimin e hapësirës ajrore për çdo avion që transporton armë ose municione drejt Izraelit.

-Refuzimin e hyrjes në portet spanjolle të çdo tankeri që furnizon me karburant Ushtrinë izraelite.

-Paraqitjen e një projektligji në parlament për një embargo të plotë armësh ndaj Izraelit.

-Heqjen nga portet dhe tregjet spanjolle të produkteve që vijnë nga vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara.

-Rritjen e financimit për Autoritetin Palestinez dhe UNRWA.

-Ndalimin e hyrjes në Spanjë për individë që, sipas Madridit, janë të përfshirë drejtpërdrejt në krime në Gaza.

-Sánchez deklaroi se këto vendime synojnë të ushtrojnë presion diplomatik dhe ekonomik ndaj qeverisë së Netanyahut, duke theksuar se “Spanja nuk mund të qëndrojë spektatore përballë shkatërrimit të jetëve të pafajshme”.

Reagimi i Izraelit

Tel Avivi reagoi menjëherë përmes ministrit të Jashtëm Gideon Saar, i cili akuzoi kryeministrin spanjoll për “antisemitizëm” dhe për përdorimin e konfliktit në Gaza për të mbuluar problemet e brendshme politike.

Si kundërpërgjigje, Izraeli njoftoi ndalimin e hyrjes së dy ministreve spanjolle – të Punës dhe të Rinisë – të cilat i përkasin krahut të majtë të koalicionit të qeverisë Sánchez.

Një hap që sfidon BE-në

Masa të tilla shënojnë një precedent të rëndësishëm brenda Bashkimit Evropian, ku deri tani kritikat ndaj Izraelit kanë qenë më tepër në formë deklaratash politike, e jo sanksionesh konkrete. Lëvizja e Spanjës pritet të shkaktojë debate të forta mes vendeve anëtare dhe të testojë unitetin e politikës së jashtme të BE-së.

Sipas analistëve, vendimi i Sánchez jo vetëm që përforcon imazhin e tij si një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit në Evropë, por gjithashtu rrezikon të thellojë përplasjet diplomatike mes Madridit dhe Tel Avivit në javët e ardhshme. (Albanianpost)

7 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    gjakdhjeri arrixhinji servi gerrro arapi i spanjes qe nuk njef akoma Kosoven tone te lavdishme do tja rruaj trapin Israelit .......pik

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ujku Plak

      Mos ka Ndiku ai Dhemb Llamarin nga Maroku qe luan te Barcelona? Jevgjitet e Spanjes jan mbytur ne Borxh, dhe Duan te Tregoin qe jan te Dhjere dhe Krenar

      Përgjigjjuni
      1. a
        aleksander

        do jete sperme arabi ky majmuni i spanjes se s'ka si te ndodhe ndryshe, harroi ky qe spanjes ju deshen 700 vjet qe te çlirohej nga bythezinjte arabe ,raca me e ndyre ne planet

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salihi

          Bravo, ti ja nxjerre masken kesaje kurve euvrope, nese Gjermania ka borxhe me cifutet ti paguaje e jo euvropa, Izraelin kush e krijoje duhet ta cojne ne ata kufije qe ja dhane ne fillim e jo te sulmojne cdo shtet qe nuk ashte dakord

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jerua

            Kryeqyteti i Izraelit është Jeruzalemi. Spanja do i hajë mut!n Izraelit!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi Rama

              Bejini MUTIN lsraelit!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Palestina toka e Izraelit=Kosova toka e Dardanise

                Hahaha 8 - 2 rezultati ne favor te Izraelit!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje