
Shërbimet inteligjente sekrete holandeze kanë arritur të ndalojnë një spiun rus, i cili po përpiqej të hynte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC), ku po zhvillohen edhe hetime për krimet e luftës që Moska ka kryer në Ukrainë.
Në një deklaratë për shtyp nga autoritetet holandeze, shkruhet se është arritur të bëhet ndalimi i spiunit rus që po përpiqej pikërisht të hynte në Gjykatën e Hague-s, ku ndodhet edhe ICC-ja.
Sipas të dhënave, ai po përdorte një identitet fals brazilian dhe ishte pjesë e shërbimeve inteligjente ushtarake ruse (GRU).
Emri i tij është Sergey Vladimirovich Cherkasov, 36 vjeç dhe identiteti i rremë, të cilin ai po e përdorte, ishte Viktor Muller Ferreira.
Nuk dihet nëse qëllimi i vërtetë i Cherkasovit ishte pikërisht mbledhja e informacioneve për çështjet që po shqyrtohen në ICC ndaj Rusisë.
Jo vetëm Ukraina është pjesë e tyre, por edhe ngjarjet e vitit 2008 në Gjeorgji, kur Rusia kërkoi aneksimin e rajonit të Osetisë.
“Personi po kërkonte të niste një intership në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe kështu do të kishte akses në zona të ndryshme të godinës, ku mund të mbahen edhe informacione shumë të vlefshme”, shkruhej ndër të tjera në njoftimin për shtyp.
Kjo nuk është hera e parë që Kremlini përpiqet të infiltrojë spiunët e vet në struktura të mëdha ndërkombëtare, për të arritur mbledhjen e informacioneve mbi çështje që i përkasin.
Në disa ambasada ruse të shteteve të huaja madje, janë kapur disa herë persona me precedentë të tillë, të cilët dërgonin informacione sekrete drejt Rusisë.
Hagë o gazetar, Hagë. Cfare eshte kjo Hague
O matuf Hagë. O Injorant.
Na mbyten injorantet ne gazrtari