Babai mbyt në vaskë 3 fëmijët, mesazhi që i la ish-bashkëshortes: Nëse nuk i kam unë, nuk do t’i kesh as ti

16 Qershor 2022, 18:14Bota TEMA

Babai mbyt në vaskë 3 fëmijët, mesazhi që i la

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga vrasja makabre e tre fëmijëve të vegjël nga i ati i tyre, i cili ka dëshmuar në polici se u mori jetën të vegjëlve duke i mbytur në vaskë.

Sipas medieve të huaja, ka qenë nëna e fëmijëve ajo që telefonoi policinë. Ajo i tha policisë se ka merak për fëmijët e saj, të cilët ato ditë po jetonin me babanë.

Gruaja ishte e divorcuar me bashkëshortin, ndërsa ndanin kujdestarinë e fëmijëve bashkë. Bëhet fjalë për Bryant 5 vjeç, Cassidy 3 vjeçe dhe Gideon 2 vjeç.


Babai vrasës Jason Karels, 35 vjeç, nuk ishte në shtëpi në momentin kur policia gjeti trupat e pajetë të fëmijëve, por u arrestua disa orë më vonë pas një ndjekjeje 17-minutëshe.

Ndjekja  përfundoi kur burri humbi kontrollin e makinës, e cila u përmbys. Në polici, ai pranoi krimin dhe tha se kishte tentuar të kryente vetëvrasje tre herë.

Sipas asaj që u tha në gjykatë, babai i mbyti fëmijët në vaskë dhe, siç raporton chicago.suntimes , i ka lënë një shënim gruas në të cilin shkruante: “Nëse nuk mund t’i kem unë, nuk do t’i kesh as ti (fëmijët)”.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore rezultatet e para të autopsisë kanë rezultuar se vdekja e tre fëmijëve ka ardhur nga mbytja .

Babai i fëmijëve akuzohet për vrasje të shkallës së parë.

1 Komente

  1. F
    Femijet s'jane Prone as njerit e as e tjetrit !

    C'faje kan femijet per mosmareveshjet qe krijojne me njeri tjetrin Prinderit ? Perse duhet te perdoren Femijet si mjete presioni ,midis nji Cifti dhe Viktimizohen per tekat e njerit e apo tjetrit Prinder ? - Kjo eshte vertete e papranushme dhe e denushme , kjo eshte Marrezi e c'njerezore

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje