Stoltenberg: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore!

2 Tetor 2022, 22:00Bota TEMA

 

Stoltenberg: Rusia do të përballet me pasoja të rënda

Ukraina rimori të shtunën kontrollin e një qyteti kyç brenda territorit që presidenti rus e shpalli si të aneksuar nga Moska.

Për sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përparimi i forcave ukrainase tregon se ato janë në gjendje t’i zmbrapsin trupat ruse.

“Ata janë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse për shkak të guximit dhe aftësive të tyre, por sigurisht edhe për shkak të armëve të avancuara që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po u japin”, tha zoti Stoltenberg në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC.

I pyetur mbi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në aleancën perëndimore të mbrojtjes, zoti Stoltenberg tha se “çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensusin e të 30 vendeve anëtare”.

NATO po mbështet hetimin rreth dyshimeve për akte sabotazhi ndaj tubacioneve ruse Nord Stream që transportojnë gaz, nga Rusia në Evropë.

“Çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të NATO-s do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar“, tha ai.

Shefi i NATO-s foli dhe mbi kërcënimin e Moskës për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Zoti Stoltenberg tha se Rusia do të përballej me pasoja të rënda nëse do t’i përdorte ato.

2 Komente

  1. p
    pretorian.

    Who hates the russian pipelines? USA. Who tried to stop them being built? USA. Who said they would destroy them? USA. Who benefits from their destruction? USA Who destroyed them? We have no idea, or maybe Russia. Kjo eshte Europa kurva e motit, ose vasalja tipike e USA-s. Hahahah. He si thoni ju komentuesit e sprovuar te temes se dites!!! E ka bere Rusia apo jo. Rusia ne pronen e saj apo jo? Rusia qe ka mbyllur valvolat tash po shkaterron dhe tubacionet!!!??? Hahahahah. Si tallen shkerdhatat elitare globaliste me popujt? Keta ose jane te semure, ose jane plehra, ose jane te dyja.

    1. O
      Orest Saraci

      Po ti PRETORIAN pse behesh garant qe se kane bere ruset ?? Mbase edhe e kane bere ata qe ti nenkupton , sot sdo gje ben vaki , sdo kush eshte i dyshuar deri ne te verteten thot nje fjal e urete ....vec per ruset pse behesh kaq shume garant ?????? Kur dihet qe ruset kane kryer krime nga me mizoret , me helmime , me vrasje , me ndjekje te kundershtereve politike te presidentit te tyre a e di sa sa ruse miliardere kane humbur jeten ne menyre mafioze qe kur ka filluar lufta ??...Te gjitha keto tregojne se ruset jane nje verison i mundeshem ....jo 100% por jane dhe ata ne valle ...kurse sa per ate qe shkruan se e kane pronen e tyre ...nuk besoj se ke te drejte ....pasi sot behet fjale dhe luhet karta e fundit ndaj ushtrimit te presionit ndaj Kontinentit Europian dhe ata bejne ceshte e mundur te gjunjezojne nje kontinent sic eshte Europa me te vetmen menyre qe kane ruset ne dore ...gazin , nuk e llogarisin tubacionet pasi vendosja e tyre eshte nje biznes dypalesh fifty fifty , te pakten Nord Stream 2 eshte 50-50 me gjermanet dhe jo vetem sic pershkruhet ..... Qe nxjer justifikime Rusia sdo shume mend ta kuptosh , turbina Siemens e Gazprom ishte e regulluar dhe kualiduar ne Canada muaj perpara , ruset ishin ata qe nxirnin nje dyzi me justifikime , ose perese tani u be nderprerja me gaz ndah Italise ??? Perse jo me pare dhe perse tani .....shiko ,te gjitha ato qe shkruan do te desha shum ti besoja , sinqerisht ta them , ato ama jane peralla pretorian dhe perallat nuk besohen ....e di qe nuk do jesh dakort vec nga une nje tung

      Lini një Përgjigje