Zvicra është e gatshme të pranojë në territorin e saj presidentin rus Vladimir Putin për bisedime paqeje me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, pa e arrestuar, pavarësisht mandatit ndërkombëtar të arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Lajmin e konfirmoi ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, i cili theksoi se vendi i tij ka përgatitur prej kohësh një kornizë ligjore të qartë për raste të tilla.
“Këshilli Federal ka sqaruar që vitin e kaluar se një person me urdhërarrest ndërkombëtar mund të marrë imunitet në Zvicër, nëse vjen për një konferencë paqeje dhe jo për arsye private,” – u shpreh Cassis, duke iu përgjigjur një pyetjeje të drejtpërdrejtë për mundësinë që Putin të udhëtojë drejt Gjenevës për t’u takuar me Zelenskyn.
Sipas ministrit zviceran, gjithçka është gati: “Ne dimë si të veprojmë, jemi në kontakt me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe mund ta nisim procedurën që sonte nëse është e nevojshme. Zvicra ka një traditë të gjatë humanitare dhe diplomatike, dhe si seli e OKB-së, ka një rol unik për të ofruar platforma për paqen.”
Ai kujtoi gjithashtu se në muajin korrik, një takim ndërkombëtar i organizuar në Gjenevë solli pjesëmarrjen e kryetarit të parlamentit rus, për të cilin u morën paraprakisht leje diplomatike nga vendet fqinje. Situata, sipas Cassis, u zgjidh brenda pak orësh.
“Kemi kapacitetin për ta garantuar një takim të tillë – sigurinë në çdo aspekt dhe mbështetjen ndërkombëtare. Pastaj, natyrisht, janë liderët botërorë ata që vendosin se ku dhe kur do të takohen,” – përfundoi shefi i diplomacisë zvicerane.
Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar për një takim mes Putinit dhe Zelenskyt, por Zvicra është e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësueses, pa pengesa ligjore për pjesëmarrësit — për sa kohë që qëllimi është paqja.
Trampi e pret kriminelin Putin me temena, ne vend qe ta arrestoje. Tani del dhe ministri i jashtem dhe jep garanci se nuk do ta arrestojne kriminelin Putin. Keshtu veprojne edhe me dy kriminelet e tjere, Natanjahu dhe Vucic. Ata vrasin perdite, djegin e shkatrrojne vende te pafajshme, kurse Trumpi ,qw e heq veten si kampioni i demokracise dhe i drejtesise nepermjet cinizmit kerkon te marre Cmimin e Paqes ne kurriz te popujv ete vegjel.. Nese kriminele te tille qe vrasin ne mes te dites nuk arrestohen, atehere perse duhet Gjykata Penale Nderkombetare?! Ajo e ka me te lehte te arrestoje Zelenskin, se ai eshte me i pafuqishmi e i pambrojtur.....
SHKO ARRESTOJE TI.NJE JEVG RAME RUMANIE E DETYROI GJITHE SHQIPTARET LENE VENDIN E TYRE,
Takimi trepalesh do te ishte mire te mbahej ne Groenlande.
Dhe ec e prit drejtesi nga keto koka te korruptuara e frikacake. Trampi qe e heq veten si kampion i demokracise dhe drejtesise, e pret me temena nje kriminel, si Putini, ne vend qe ti tregonte vendin. Del dhe ky i Zvicres tani dhe na beka ligje speciale per te mos e arrestuar kriminelin Putin. Edhe Natanjahun nuk e arrestojne, po me ligje te vecanta. Po ashtu edhe Vucicin. Pra shtetet gangstere tallin bythen me p[opujt e vegjel. Pse vetem per ca qenka kjo Gjykata Nderkombetare, vetem per te pafuqishmit.?
ELITAT E BOTES NUK ARESTOJNE NJERI-TJETRIN !
ELITAT E BOTES NUK ARESTOJNE NJERI-TJETRIN !
ELITAT E BOTES NUK ARESTOJNE NJERI-TJETRIN !
ELITAT E BOTES NUK ARESTOJNE NJERI-TJETRIN !
Te fala nga Melonia,ec mo e the dhe ti budallallëkun tënd!!
Po more koqe se si arrestohen njerzit pse done nje car ne nje kohe qe kete mender gjykate nuk e njofin shtetet mete medha ne bote
lato mo e vraj fare. lene se e vrasim ne!!
"Gangsteret e globit" i shkerdhen para e mbrapa e u ben gojore Tavarish Putin, ujk i vjeter i ish GKB. Shkoni shpejt beni sherren se mos e beni ne breke dhe flini gjume, pafshi endra te "bukura" me Putinin.