Tarifa prej 54% për produktet kineze që hyjnë në SHBA është padyshim e madhe dhe do të ndikojë rëndë në kompanitë kineze që përpiqen të shesin në tregun amerikan.
Kinezët kërcënojnë me kundërmasa që gjithashtu do të dëmtojnë kompanitë amerikane që synojnë tregun e madh kinez.
Por, në një mënyrë, këto lëvizje të Donald Trumpit janë gjithashtu një dhuratë për Xi Jinpingun.
Xi po e paraqet vendin e tij si mbështetës të tregtisë së lirë, si mbrojtës të institucioneve multilateraliste dhe po bën krahasime me SHBA-në, e cila shihet si një vend që po shkel këto parime, shkruan BBC.
Vetëm javën e kaluar, lideri kinez u ul me drejtorët e kompanive më të mëdha ndërkombëtare – përfshirë shumë nga Evropa – dhe imazhi ishte i qartë: SHBA nën Trump është kaos, shkatërrim i tregtisë dhe interes kombëtar, ndërsa Kina nën Xi është stabilitet, tregti e lirë dhe bashkëpunim global.
Duke marrë parasysh nevojat ekonomike, shumë shtete mund të afrohen me Kinën dhe të largohen nga Amerika e Trumpit.
Kina po triumfon. Pse u terhoq Amerika nga lidershipi boteror, cudi! Brenda 2025 do ravijezohen aleanca te reja tregtore boterore. Duket se tregtia e lire do te triumfoje, dhe Amerika do te mbetet jashte saj, nese nuk ndron rruge shpejt.
Pordhe me rigon. Nga sot, fillon renia e madhe e Kines dhe ringritja e SHBA! ✌????