Partia e Gjelbër ka fituar zgjedhjet shtetërore në Baden-Württemberg, duke siguruar rreth 32% të votave në garën e parë të rëndësishme rajonale të këtij viti në Gjermani. Kandidati i të Gjelbërve, Cem Özdemir, do të marrë postin e Kryeministrit të këtij shteti federal, duke mposhtur rivalin e tij kryesor nga Unioni Demokristian (CDU), Manuel Hagel.
Sipas rezultateve paraprake, CDU e Kancelarit aktual gjerman, Friedrich Merz, u rendit e dyta me afërsisht 30% të votave. Hagel deklaroi publikisht se merr përgjegjësinë e plotë për humbjen, pas një fushate të vështirësuar nga rikthimi në vëmendje i një video-interviste të vitit 2018 me komente të debatuara publike. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, theksoi se partia mbetet e bashkuar në nivel federal dhe vlerësoi legjislacionin e miratuar kohët e fundit në Bundestag nën udhëheqjen e qeverisë Merz.
Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), u rendit forcë e tretë, duke siguruar midis 17.6% dhe 17.9% të votave, një rritje e ndjeshme nga 9.7% që kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2021. Bashkëkryetarët e AfD-së, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla, e cilësuan rezultatin si një sukses, duke e pozicionuar partinë e tyre si forcën kryesore opozitare në Baden-Württemberg.
Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate (SPD) regjistroi një rënie të fortë, duke marrë vetëm 5.5% të votave, gati gjysmën e mbështetjes së saj në vitin 2021. Kandidati kryesor i SPD-së në nivel shtetëror njoftoi tërheqjen e menjëhershme pas këtij rezultati. Nënkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, u shpreh se partia pret rezultate më të favorshme në zgjedhjet e ardhshme shtetërore në Rheinland-Pfalz, ku kryeministri aktual socialdemokrat, Alexander Schweitzer, kryeson në sondazhe.
Partitë e tjera, përfshirë Demokratët e Lirë (FDP) dhe Partinë e Majtë (Die Linke), nuk arritën të kalojnë pragun elektoral prej 5%, duke mbetur jashtë parlamentit shtetëror.
Zgjedhjet në Baden-Württemberg janë të parat nga pesë proceset zgjedhore rajonale që do të zhvillohen gjatë këtij viti në Gjermani.
Rajoni i pare Gjerman ku dote qeverisin Turqit ,por AFD i mer rajonet e tjera dhe i kthejne Shqipetaret ne vendlindje qe te zhvillojn vendin e vet dhe jo te prodhojn per te huajt.
Flavia Zaka, ne krah te majte te Cem Özdemir
gjakdhjer turko gerki servi mongoli ötz me gjakdhjeren gerko arabi mongoli flavia......e coi ne fis ......
Merz eshte kancelari me i dobet ne historine e Gjermanise. Nese nuk kthehet Merkel, nuk e kka mire punen Gjermania.
Domethënë Xhemali na u bë kryeministër i Baden Vyrtembergut. Tani çdo shqiptar mund të thotë me krenari: Jam kunati i shokut Xhemal!
@Merz keto te gjitha jane manipulime shume te holluara ....Merz eshte nje nga kurvat me te medha te politikes gjermane ..natürischt eshte vene aty per te dopsuar akoma me keq ekonomin gjermane dirkur nr1 i evropes dhe i 3 i botes. mos harro se Baden Wütenberg eshte nje nga qendrat me te medha te botes per zhwillimin e makinave dhe aty luhet loja per ca. 150 mije vende pune 50 mije dikret ne Baden Wütenberg.