Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për "operacione sekrete" në Groenlandë

27 Gusht 2025, 14:00Bota TEMA
Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim televiziv publik raportoi "përpjekje për të ndërhyrë" në Groenlandë, një territor autonom i mbretërisë skandinave.

Sipas transmetuesit publik DR, të paktën tre amerikanë të lidhur me Donald Trump po kryejnë operacione ndikimi në Groenlandë.

"Çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë sigurisht që nuk do të jetë e pranueshme", tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen në një deklaratë dërguar AFP-së.

"I kam kërkuar Ministrisë së Jashtme të ftojë të ngarkuarin me punë amerikan në një takim në ministri", shtoi ai.

Sakaq, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , ka thënë se dëshiron që SHBA-të bëjnë pjesë të tyren ishullin strategjik në Arktik, që është i pasur me minerale për arsye të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.

Pas zgjedhjes së tij, Presidenti Trump shpjegoi se ai "ka nevojë" për Grenlandën, kryesisht për sigurinë e SHBA-së, dhe e ka përsëritur dëshirën e tij shumë herë.

Groenlanda ishte përgjigjur se nuk ishte në shitje dhe se po vendoste vetë për të ardhmen e saj.

Në fund të marsit, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance shkaktoi trazira duke planifikuar të vizitonte ishullin e madh Arktik pa u ftuar atje. Përballë kritikave në Groenlandë, Danimarkë dhe Evropë, zëvendëspresidenti i SHBA-së e kufizoi udhëtimin e tij në bazën ajrore amerikane në Pitufik.

"Ne e dimë që aktorët e huaj vazhdojnë të tregojnë interes për Groenlandën dhe pozicionin e saj brenda Mbretërisë së Danimarkës", vuri në dukje sot edhe Ministri i Jashtëm danez.

"Prandaj nuk është për t'u habitur të shohim përpjekje të jashtme për të ndikuar në të ardhmen e Mbretërisë në të ardhmen e afërt", theksoi Rasmussen.

Që në pranverë, shërbimet daneze të inteligjencës kishin shprehur shqetësime në lidhje me "ndikimin" e mundshëm" të jashtëm, kryesisht rus, veçanërisht gjatë zgjedhjeve parlamentare në Groenlandë, por përfundimisht nuk u zbulua asnjë përfshirje. (A2)

4 Komente

  1. U
    Une DV.

    Po Danimarka, nje "perce" vend ne krahasim me Greonlanden, ku e gjeti Greonladen ta shpalle te veten? Ndoshta kjo eshte histori nga koha kur u zbulua Amerika qe kufijte nuk i vendosnin njerzit por kuajt. Ne filmat dedikuar zbulimit te Amerikes shikojme se si kalorsit per te caktuar kufijte e pronave te tyre vraponin me kuaj dhe ku kali i lodhur nga vrapimi binte i ngordhur ne toke, ai ishte kufiri i prones se kalorsit....Ne thelb kohet kane ndryshuar aq shume sa me plot gojen them se bota ka nevoje per Greeonlanden dhe pasurite e saj dhe jo te qendroje si nje margaritar i marre ne kohen e vrapimeve me kuaj ne qafen e Danimarkes qe eshte sa nje "perce" ne krahasim me Greonladen, pasurite e saj dhe interesat boterore te njerezimit. Eshte hera e pare qe them se Trampi mendon mire ne piken kur thote se Greonlada duhet te vihet ne pune....

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      Une DV."ku e gjeti Greonladen"??në pidh të satëme,atje ku e gjeti kolombi amerikën!o bastardët e mutit,përse hani gjithnjë mut!provoni diçka tjetër??ndoshta ju bën më mirë!!

      Përgjigjjuni
    2. U
      Une DV.

      Ti anti me numra censure vertet je i censuruar ne tru. Si Amerika ashtu dhe Greonlada kane qene aty or koqe dhe zoti i ka bere per njeriun. Eshte mire qe Amerika u zbulua nga Kolombo dhe po ashtu eshte mire qe Greonlada ka minerale te rendesishme per njeriun. Une te bej ty pyetjen: Ku e gjeti Danimarka Greonladen? Greolanda ishte po aty dhe praktikisht eshte e njerzve qe banoujne atje, por ne kuptimin e pergjithshem , zoti e ka mbushur me minerale dhe resorse jete per njeriiun dhe jo per mbretin e Danimarkes qe ka vajtur ne picke te sateme...Une them qe shprehja e Trampit se Greonlada duhet vene ne pune, eshte me vend dhe jo te mbahet si perle zbukurimi ne qaf te Danimarkes. Ku eshte e keqja ketu? Ti mase je dhe pak budalle dhe nuk kupton se njelloj si Kanalin e Panamase qe Amerika e ndertoi dhe ja dha Panamase, sot Panamaja ja ka dhene Kines... A e kupton or koqe qe verdhacuket po pushtojne boten....Trampi nuk po dergon ushtrine ne Greonlade sepse e merr ate me 5 ushtare, por tregon rrugen qe Greonlada eshte kethyer ne nje burim pasurie per edheheqesit e Greonlades qe e kane shitur ate vend tek Kinezet....Ndoshta ty te pelqejne kinezet??? Domozdo sepse kemi histori me ta....

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Ti mor qënje duhet të jesh shumë i zgjuar, akoma nuk e ke kuptuar çfarë të ka shkruar Ceno. Lexoje dhe nja 10 x se ndoshta i bije në fije. Po si re, VK, se e ka gabim Cenua.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje