Thellohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, shkon në 2719 numri i viktimave

1 Prill 2025, 16:00Bota TEMA
Thellohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, shkon

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë i shkallës Rihter që tronditi Mianmarin dhe Tajlandën të premten (28 mars) është rritur në mënyrë dramatike.

Sipas shefit ushtarak Min Aung Hlaing, numri i të vdekurve ka shkuar në 2719. Për sa i përket të lënduarve, është 4521, ndërsa 441 perona janë ende të zhdukur.

Min Aung Hlaing shtoi se numrat mund të rriten dhe numri i të vdekurve mund të kalojë 3,000.

Ndërkohë në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, një tjetër trup është nxjerrë nga rrënojat, duke e çuar numrin total të personave që kanë vdekur atje në 14.

 

 

Lini një Përgjigje