Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Gjykatës Franceze për të dënuar lideren e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.
Gjatë një konference me gazetarët nga Zyra Ovale, Trump tha se vendimi i gjykatës për të ndaluar kandidimin e Le Pen në zgjedhje ngjason shumë me procesin gjyqësor të bërë ndaj tij në SHBA, për ta ndaluar të garonte për president.
Zoti president, Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë, u dënua nga gjykata dhe tani i është ndaluar kandidimi për poste publike për pesë vjet. A keni ndonjë koment?
"Kjo është një çështje e madhe. Është një çështje shumë e madhe. Di gjithçka rreth saj dhe shumë njerëz mendonin se ajo nuk do të dënohej.
Nuk e di nëse kjo nënkupton një dënim të plotë, por asaj i është ndaluar kandidimi për pesë vjet, dhe ajo është kandidatja kryesore.
Kjo më kujton këtë vend. Kjo më kujton shumë vendin tonë", tha Trump.
Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen, u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian për një periudhë 12-vjeçare.
Përmes një vendimi që ka shkundur politikën franceze dhe atë evropiane, gjykata në Paris ka thënë se ajo nuk mund të garojë për asnjë pozitë politike publike – që nënkupton se ajo duket që do të jetë jashtë garës për zgjedhjet presidenciale, të cilat duhet të mbahen më së largu në pranverën e vitit 2027.
Ajo u largua nga seanca gjyqësore pa bërë asnjë koment. Ndonëse mund të apelojë vendimin, çdo hap mund të marrë vite, ka shumë mundësi që ky do të jetë fundi i karrierës së saj politike.
Ky është trap komplet....si mund të hyjë në vendimet e një gjykate të një shteti tjetër...Sulmoi Shtëpinë e bardhë vrau ,dogji ,vodhi dhe u bë president....i pafshi hajrin.
Ik or idiot , Lere president Trump pot shook Sali malokun qe vodhi shqiprine
Ik e shit ndonje tufe spinaq o katunar qe e ke vene emrin Franc nderkohe qe duhet ta kishe Qeramudin, po lere Trumpin se ska ngelur ta gjykosh ti. Sa per dijeni Trump nuk ka sulmuar shtepine e Bardhe , por turma u fut ne kongress.
o piçkë,lene mo e mbro portokallinë se nuk ka mbetur me e mbrojt ti!!ka zagarët e tij që e mbrojnë!ti je vetëm një mut qeni që shkelet natën rrugës!!