Administrata Trump ka kundërshtuar gjykatën, duke dërguar 17 të burgosur të tjerë në El Salvador, pavarësisht se gjykata e apelit e SHBA-së mbështeti ndalimin e dëbimeve të venezuelianëve.
Në një video të stilit hollivudian që diktatori i Amerikës Qendrore, Nayib Bukele, postoi në mediat sociale, shihet një avion ushtarak amerikan duke zbarkuar të burgosur të shoqëruar nga ushtarë të maskuar.
Burrat detyrohen të gjunjëzohen me duar të lidhura pas shpine, ndërsa rruhen me forcë përpara se të futen pas hekurave.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio i përshkroi 17 të arrestuarit si "kriminelë të dhunshëm" që i përkasin dy bandave, MS-13 të El Salvadorit dhe Tren de Aragua të Venezuelës, të cilat Uashingtoni i ka shpallur organizata të huaja terroriste.
"Këta kriminelë nuk do të terrorizojnë më komunitetet tona dhe qytetarët tanë," tha Rubio, duke falënderuar Bukelen. Rubio tha se të burgosurit përfshijnë "vrasës dhe përdhunues". Bukele shkoi më tej dhe tha se janë "gjashtë përdhunues të fëmijëve".
Bravo o gjeniu i Amerikes, pastroje nga vrasesit dhe perdhunuesit, duam nje amerike te paster, perpara me programin qe na premtove gjate fushates dhe qe po e ben realitet. te gjithe ne na ke nga pas.
Vazho pastro plerat qe mbushen ameriken me ndihmen e Bide dementias, po vari karin llapaqeneve qe vetem lehjen kane zanat. O Gazekar nga e more vesh ti qe Bukele eshte diktator se na shastise?
Gjykatat nuk i kuptoj ndonjehere. Si ka mundesi te komplikojne deportimet ne raste kaq ekstreme, sidomos ne perdhunime femijesh?!!!! Jane llastuar shume gjyqtaret. Pozojne si qytetare te botes ne raste te tilla per populizem, per te mbuluar cfare kane dhjere ne ceshtje te tjera. Drejtesia eshte bere shume e veshtire ne te gjithe boten. Ja perse e pelqej Donald Trump, pasi i po i shkund te gjithe duke i treguar vendin.
Mjafton qe veprimi eshte ne kundershtim me vendimi e gjukates se Apelit dhe del konkluzioni. Sa per akuzat, njesoj si izraelitet:-vrasim femije gran e pleq se Jane udheheqesit te Hamasit.
Legeni! U bie ne qafe venezueluaneve dhe na le nepet kembe Saliun qe eshte kampion I krimit boteror.