Kryeministri i Sllovakisë tregon telefonatën me Von der Leyen: Më shau për gjysmë ore, më quajti idiot se fola me Trump

1 Prill 2025, 09:47Bota TEMA

Kryeministri i Sllovakisë tregon telefonatën me Von der Leyen: Më

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico pretendon se presidentja e Komisionit Europian e ka kritikuar, pas një telefonate që pati me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në një kohë kur u vendosën tarifat ndaj produkteve të BE-së nga ana e Uashingtonit.

Fico iu referua një telefonate shpërthyese që kishte gjatë kësaj të hëne me Von der Leyen.

Udhëheqësi sllovak pretendon se Von der Leyen e nënçmoi dhe e quajti atë "idiot". “Ne diskutuam dy çështje”, tha Fico, duke shtuar se e para ishin tarifat e Trump kundër Evropës.

“Robert, çfarë bëre? Pse negociove me Trump? A je i humbur?”, ishin fjalët e von der Leyen, siç pretendon Fico.

“Ajo më nënçmoi për gjysmë ore, duke më thënë se jam një idiot i madh”, shtoi kryeministri sllovak.

Në të njëjtën kohë, Fico thotë se i shprehu habinë e tij presidentes së KE, për faktin se Macron mund të flasë me Trump, ndërsa ai nuk mundet.

"Ai ishte në Uashington me Trump, pra ai është djali i mirë dhe unë jam i keqi?", pyeti kryeministri sllovak.

Ai tha gjithashtu se Europa po pret "një surprizë të madhe më 2 prill", kur tarifat e Trump të hyjnë në fuqi, "por ne ende nuk e dimë se sa e madhe do të jetë".

Megjithatë, kryeministri sllovak më vonë u tërhoq nga deklarata e tij, duke thënë se debati me Von der Leyen ishte një shaka që "jo të gjithë e kuptonin".

“Shpresoj që presidentja e Komisionit Europian ta ketë kuptuar batutën e konferencës së sotme për shtyp, kur u thashë gazetarëve se presidentja e KE-së më qortoi tmerrësisht, pavarësisht se nuk bëra asgjë, siç pretendon opozita sllovake, për të penguar SHBA-në të vendosë tarifa doganore të reja kundër gjithë botës. Kam frikë se mediat sllovake dhe opozita nuk e kuptuan shakanë”, shkroi Fico.

Kryeministri i Sllovakisë tregon telefonatën me Von der Leyen: Më

8 Komente

  1. S
    Sqepari

    Po pse, o njeri, merzitesh! Ti e di qe je idiot, ashtu sic e do dhe populli i shtetit qe t'i futi disa plumbat bytheve. Te ka thene te verteten.

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Ti nje budalla qe.ke 30 vjet qe t q.n ne bythe majtas djathtas ne matuf si berisha e nje I.cmendur si rama, e feet per.k/ministrin sllovak?? Gjynah o skllav..

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veri

        Sa mire ta paska bere o debil filorus. Qe nga pamja dukesh cfare malli je, nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          sqepo është një prilli o lal!!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shabani

          E bukur, se dita e gënjeshtrave e ka ngritur stekën. Rëndësi ka marrëdhënia korrekte e vitit. Respekte edhe për z. Fico.

          Përgjigjjuni
          1. O
            OLSI

            Do harxhoje kohe nje evropiane me nje arrixhi te sllovakise, qe eshte vendi me vk ne evrope.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Florida

              bravo ZJ VON DER LEYEN

              Përgjigjjuni
              1. L
                Layne

                Europa pot mer fund , Europeanet po behen minoritet ne vendet e tyre . Kjo buce do hequr she te gjithe te majtet , e kane shkatruar Europen me race muti

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje