Richard Grenell, ambassador i SHBA-së në OKB?

1 Prill 2025, 12:22Bota TEMA
Richard Grenell, ambassador i SHBA-së në OKB?

Mes kandidatëve të mundshëm për ambasadorë të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, është edhe Rihcard Grenell. Kjo u pohua nga vetë presidenti amerikan Donald Trump.

Trump tërhoqi javën që shkoi nominimin e përfaqësueses Elise Stefanik për këtë detyrë për shkak të shqetësimeve se dalja e saj nga Dhoma e Përfaqësuesve mund të kërcënojë shumicën e ngushtë të republikanëve.

I pyetur se kë po konsideronte të vendoste në vend të saj, kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj se rreth 30 persona janë interesuar për këtë pozicion, e mes tyre përmendi Grenellin, aktualisht i dërguar special për administratën e tij si edhe David Friedman, ish ambassador në Izrael gjatë mandatit të parë të Trump në detyrë.

“Ne kemi shumë njerëz të mirë që kanë shprehur interes”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Janë shumë që do të donin ta bënin, David Friedman, Rich Grenell, janë gati 30 persona. Të gjithë e duan atë pozicion…”, ishte komenti i tij.

Gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit, si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara shërbeu ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e cila vitin e kaluar kandidoi kundër Trumpit për nominimin presidencial republikan, por nuk arriti ta fitonte garën.

2 Komente

  1. p
    pjeter

    Nuk di ku ti gjeje nje vend ketij Trumpi,nje here ketej nje here andej,njehere keshilltar!!Sioas meje nuk e duan ata te stafit magjik ate,edhe Trymp,nuk e do ti dali vend e pa vend,sepse i tregon se sa ipokrizi ka kjo administrate me fushates kunder LGBT-se, kur dihet qe me sa krenari e ka deklaruar Granell faktin qe eshte pede!!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      pjetër këta në fakt nuk janë kundër LGBT -,këta janë kundër LGBT- të të tjerëve!!të vetët i duan shumë!bile shumica janë të padeklaruar!si portokallia dhe xhuxhi gjys lakuriq sipër ariut!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje