Tronditet Gjermania, 16 kandidatë vdesin para zgjedhjeve lokale, nisin teoritë konspirative

5 Shtator 2025, 22:58Bota TEMA
Tronditet Gjermania, 16 kandidatë vdesin para zgjedhjeve lokale, nisin

Një seri vdekjesh të pazakonta kanë tronditur opinionin publik në Gjermani, pasi 16 kandidatë për zgjedhjet lokale në shtetin më të madh gjerman, North Rhine-Westphalia, kanë ndërruar jetë përpara se të realizohet votimi. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i zgjedhjeve në këtë land, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me teori konspirative, sidomos pasi 7 nga të ndjerët ishin kandidatë të partisë së djathtë AfD.

AfD, e cila ka shënuar rritje të ndjeshme në popullaritet vitet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të deklaratave të bashkëkryetares Alice Weidel, e cila ndau në rrjetet sociale pretendimet e ekonomistit në pension Stefan Homburg, se “një numër kaq i madh vdekjesh është statistikisht pothuajse i pamundur”.

Megjithatë, policia gjermane ka përjashtuar çfarëdo shenje të vdekjes së dhunshme apo ndonjë ndërhyrje të jashtme, të paktën në katër rastet e para të raportuara.

Vdekjet kanë ndikuar edhe në procesin zgjedhor, pasi legjislacioni lejon mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në rast se ndonjë kandidat ndërron jetë përpara votimeve. Këto zgjedhje mund të zhvillohen edhe të njëjtën ditë me zgjedhjet kryesore.

Në total, mbi 20,000 kandidatë janë regjistruar për zgjedhjet lokale në këtë land me një popullsi prej 18 milionë banorësh. Në zgjedhjet e fundit, AfD mori vetëm 5.4% të votave në këtë rajon, por në zgjedhjet federale të vitit të kaluar, ajo arriti të fitojë 16.8%, duke sinjalizuar një ngritje të fortë.

Deklaratat e Elon Musk, i cili shprehu mbështetje të hapur për AfD-në duke thënë “ose Gjermania voton për AfD, ose është fundi i Gjermanisë”, kanë ndezur më tej debatin publik.

Ndërkohë, AfD është klasifikuar zyrtarisht si një entitet ekstremist nga agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, BfV. Kjo i lejon autoriteteve të vendosin nën mbikëqyrje më të rreptë partinë, përfshirë edhe përgjimin e komunikimeve dhe infiltrimin me informatorë të fshehtë.

Në një raport të brendshëm prej 1,000 faqesh, BfV akuzon partinë për shkelje të parimeve kushtetuese dhe diskriminim ndaj grupeve të caktuara etnike, duke synuar krijimin e një shoqërie ku disa kategori qytetarësh trajtohen si më pak të vlefshëm.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser theksoi se “AfD përfaqëson një koncept etnik që diskriminon grupe të tëra të popullsisë dhe i trajton qytetarët me histori migrimi si gjermanë të dorës së dytë”. Por, ajo mohoi çdo ndikim politik në përfundimet e BfV.

8 Komente

  1. U
    Uliks

    Parti fashiste eshte ajo afb

    Përgjigjjuni
    1. U
      U tha u be

      N.q.s. se AfD nuk fiton zgjedhjet si lokale edhe ato per ne Bundestang, duhet bere nje pune e paqme, pasi t'a keni prere me sharre ne dy copa Gjermanine verini rrota (qe eshte shpikja me e madhe e njerezimit) o rrota cari njeren dergojeni ne tek vendet arabe dhe tjetren ne Afrike.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Dmth nga mbi 20000 kandidate te regjistruar paskan vdekur 16 keto muajt e fundit. Po edhe vdesin njerezit se ma donmendja 20 e ca mije kandidatet nuk jane vetem 20 vjecar, ka edhe 60, 70, 80, 90 apo jo. Nazistet e karit plot teorira.

        Përgjigjjuni
        1. n
          na myten .....

          Qe je carr nuk vihet ne dyshim ,por qe je carr mbi carrat kjo po qe ben ...mu uuuuu!!! Keta 16 kandidate jane te nje partije AFD se dmth nuk jane nga totali i te gjitha partive qe marrin pjese ne zgjedhje !!! Pra carri lexo mire ç'far shkruhet ; jane 16 kandidate te nje partije qe vdesin ne nje kohe te shkurter ....dhe kjo nuk te habit se domosdo si carr qe je nuk arrin ta kuptosh !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            As ti nuk e ke lexuar mire.7 jane te ketyre kurvave agjente te Putanes.

            Përgjigjjuni
            1. g
              ganiu

              Na mbytën me të vërtetë idiotët si ti. Është shkruar 7 të AfD dhe 9 nga të tjerët. Ju gomerët gjithnjë të njëjtin muhabet. Në Donbas nga 2014 deri 2022, fillimin e agresionit rus, ju thoni " janë vrarë 14 mijë civilë rus nga nazistët ukrainas", pavarësisht se janë vrarë shumica ushtarak nga të dy palët dhe civilë, nga të dy palët. Por jo ju të gjithë ish bëni "tabela qitjeje" ruse. Asnjë ukrainas. E dimë që rusët janë pederë dhe luftojnë me bythë, por dhe ata shkaktojnë viktima me bythën e tyre. Infektojnë gojën tënde.

              Përgjigjjuni
          2. H
            Humanisti

            Më mirë emigrant i dorës së dytë se sa punëtor dhe pensionist në albanistan!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Për ty

              Për ty po, për mua jo.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje