Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, ka ngritur alarmin se SHBA mund të largojë trupat ushtarake nga Kosova dhe Ballkani.
Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Bolton kritikoi edhe qëndrimin e pajustifikuar të Europës kundër luftës së Iranit, duke thënë se SHBA mund të largohet nga ndihma për Ukrainën.
“NATO është në rrezik, i kuptoj pse nuk janë të lumtur me mënyrën se si i trajton ai. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos kenë vendime të rrezikshme dhe të njëanshme. Për shembull, kur Kaja Kallas dhe Keir Starmer thonë se Irani nuk është lufta e tyre, mendoj se së pari ajo është një luftë e Europës, së dyti mos lejoni apo të hapni derën në mënyrë që Donald Trump të thotë, “ok, nëse mendoni se Irani nuk është një luftë e Europës, mund t’ju them gjithashtu se edhe Ukraina nuk është një luftë e Shteteve të Bashkuara”.
Hapi tjetër mund të jetë ndërprerja e dhënies së informacioneve të inteligjencës për Ukrainën dhe po ashtu nuk do të mund t’i shesë armë të viteve të fundit vendeve europiane.
A ka shanse që SHBA të tërheqë trupat nga Europa? Mendoj se është gjithmonë një shans që një gjë e tillë të bëhet për sa kohë Donald Trump është në Shtëpinë e Bardhë. E di që ka pasur disa diskutime për tërheqjen e trupave amerikane nga vende të vogla të Ballkanit. Kjo ide mund të përhapet nëse humori i tij përkeqësohet. Nuk duhet të bëjmë atë që bëri Bashkimi Sovjetik gjatë luftës së ftohtë”, tha Bolton.
Ka akoma njeri qe e mer seriozisht kete matuf.
ty jo e jo!ta kemi vënë vizën që ditën që ke dalë nga PS!!ti e kuptove se çfarë ka thënë,apo duhet të hash mutin e përdirshëm se përndryshe nuk të vjen goja erë qelbësirë??
Qe ne fillim filloj gabim ku nenshkruajten disa rezolluta absurde 1244 ku e bllokon Kosoven ne te gjitha rethanat dhe mbetet Kosova nen kthetrat e Serbise ,se keta nji dite dote largohen kush mendonte pak e dinte se dote ndodhi si ne shtetet tjera ku populli i Afganistanit mbeti ne duaret e Talebaneve,ne Irakn,ne Syri etj,a mendoni se SHBA,ja nuk e kishte fuqine qe ta detyronte OKB qe ta njohi Kosoven po e kishte por nuk e beri Pse jo?Frika e SHBA,ve dhe e BE ishte qe Serbia mos shkoj drejt Moskes por Beogradi kure nuk hoqi dore nga Moska edhe sot mund te ndodhi ku Beogradi ju thot ketyre me dy ftyra ose ma ktheni Kosoven ose une ndjek rugen e Moskes dhe cfar dote ndodhi Kosoves doti jepet nji status autonomi si ne kohen e TITOS dhe Kosova i kthehet Serbise ,dhe lamtumire Vjosa Osmani,dhe lamtumire Albin Kurti.
Nese Usa largohet nga Kfor, Turqia do ta zevendesoje! Pupulli vella turk eshte njesoj garanci mbrojtjeje per shqiptaret ne Shqiperi. Kosove, RMV, Presheve dhe Ulqin.