Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj 2025, 15:25Bota TEMA

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një postimi në Truth Social ka njoftuar se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një "armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm".

Sipas mediave të huaja, Trump thotë se kjo lëvizje vjen pas një “nate të gjatë bisedimesh” të ndërmjetësuara nga SHBA-të. T

rump vijon më tej të lavdërojë të dy vendet për përdorimin e “logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së shkëlqyer”.

Ndërkohë edhe zëvendëskryeministri i Pakistanit, Ishaq Dar tha se Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim me efekt të menjëhershëm.

“Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin e tij territorial!”, tha ai. 

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të

Lini një Përgjigje