Trump ka një paralajmërim për NATO-n nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

16 Mars 2026, 08:20Bota TEMA
Trump ka një paralajmërim për NATO-n nëse aleatët nuk

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se NATO do përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse aleatët e SHBA-së nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

“Është plotësisht e kuptueshme që ata që përfitojnë nga Ngushtica të ndihmojnë në sigurimin që asgjë e keqe të mos ndodhë atje”, i tha ai Financial Times në një intervistë telefonike.

Trump shtoi se “nëse nuk ka përgjigje ose nëse përgjigja është negative, mendoj se do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”.

Trump kujtoi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën në luftën me Rusinë.

“Nuk kishim nevojë t’i ndihmonim me Ukrainën… Tani do të shohim nëse ata do të na ndihmojnë. Sepse kam thënë për një kohë të gjatë se ne do të jemi aty për ta, por ata nuk do të jenë aty për ne”, tha ai.

Kur u pyet se çfarë lloj ndihme po kërkonte, ai u përgjigj: “Çfarëdo që të duhet”, duke përfshirë anijet minapastruese.

3 Komente

  1. a
    antipatrea

    Çhihuahua e Bibit po tremb botën ??? Dikush duhet t'i kujtojë këtij debilit se aty ku ka dërguar dhe po dërgon gjithë hekurishtet që ka në dispozicion , ndodhet matanë atij oqeanit të bukur ... , se nuk di as gjeografi budallai .

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nikolla

      Dmth ky me Izraelin nuk e hapen dot. E pyeti NATON kur hyri ne lufte ? Lufta tjoshte Napoleon Bonaparte eshte nje loje femijesh e marre seriozisht. Ne historine botrore deri me sot asnje agresor nuk ka dale i fituar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje