Presidenti amerikan Donald Trump priti sot në Mar-a-Lago presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Takimi fokusohet tek strategjitë për avancimin e planit të punës së përbashkët të dy vendeve, përfshirë çështje financiare dhe rindërtimin e Ukrainës.
Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e përfundimit të menjëhershëm të konfliktit në Ukrainë, duke deklaruar se të dyja vendet e përfshira e duan këtë dhe janë të gatshme për një marrëveshje. Ai njoftoi se do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të vazhduar negociatat dhe vuri në dukje rolin mbështetës të vendeve evropiane në këtë proces.
“Të dy vendet duan që lufta të përfundojë menjëherë, të dy udhëheqësit e duan këtë dhe kjo do të ndodhë. Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje. Do ta telefonoj Putinin pas takimit me Zelenskyn për të vazhduar negociatat. Kombet evropiane kanë qenë shumë mbështetëse dhe të përfshira në arritjen e një marrëveshjeje. Ndërsa ka shumë punë për të rindërtuar Ukrainën, do të kishte gjithashtu një përfitim të madh ekonomik për vendin e shkatërruar nga lufta.Mund të lëvizim shumë shpejt. Ukraina e vlerëson dhe Rusia e vlerëson. Të dyja duan ta shohin të marrë fund. Përndryshe, do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe miliona njerëz të tjerë do të vriten. Miliona”, tha Trump.
Zelensky falenderoi Trumpin për pritjen dhe shprehu shpresën që bisedimet “do të sjellin paqe sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai tha se ekipet e tyre kanë punuar në një plan me 20 pika dhe takimi ka për qëllim diskutimin mbi implementimin e strategjive të këtij plani.
Lidhur me koncesionet territoriale që mund të kërkohen nga Rusia, Zelensky u shpreh se “çështja do të diskutohet sot” dhe se qëndrimi i tij është rezervuar për momentin.
Z. Trump mos i beso pingujinit shkurtabiq kar-agjozit Zhele, eshte vegel ne duart e Evropit Kurve. Kushtet i ve fituesi, nuk dime ndonje rast ne histori qe humbesi te percaktoje kushtet e perfundimit te luftes.
Pergadituni sa te doni por lufta nuk do mari fund derisa perendimi jeton me propaganda kurse Rusia don lufte me Evropen kjo eshte vetem xhelozia qe ata nuk munden ta mposhtin Rusine ,por tani duan te fitojne kohe per ta armatosur Ukrainen me blerjen e armeve Amerikane per Ukrainen e vetmja qe don paqe eshte AFD ,ja e Gjermanis qe tregon te verteten pra te tjereve ju intereson vetem shitja e armeve dhe vjedhja e popullit qe e fusin ne borxhe keshtu vepron sistemi demokratik i reme .
Turp i madh per gazeten Tema. Dy komente nga dy perverse analfabete, qe te dy me disorder brain.