Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka mbërritur në Izrael. Trump u prit nga homologu i tij izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu.
Trump pritet të zhvillojë takime me Netanyahun dhe familjarë të pengjeve të liruara.
Në Izael ndodhen edhe vajza e Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner. Air Force One u ul në Tel Aviv pak minuta më parë.
Trump përshëndeti të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe Kushner, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar.
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e trupave të rreth 28 pengjeve të vdekura.
Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.
BURRE I RRALLE SHTETI QE PO BEN HISTORI.
Debili që çoroditi botën. Por duhet thënë se për Hamasin vetëm një budalla mund të ishte zgjidhja. Një që të dukej më I çmendur se vetë Hamasët
Realisti,je komplet bole.