Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, mediat parashikojnë që SHBA t’i bashkohet sulmeve ndaj Iranit

17 Qershor 2025, 20:31Bota TEMA
Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, mediat parashikojnë që

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po zhvillon një takim me këshillin e sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave, pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave, presidenti po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen më tej në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit.

Më herët, Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një “qëndrim thjesht mbrojtës” në konfliktin e tij me Iranin, tha për CNN ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter.

Ndërkohë, më shumë se 30 anije cisterna amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në rajon gjatë disa ditëve të fundit për t'u përgatitur për mundësinë që Trump të vendosë t'u urdhërojë Forcave Ajrore Amerikane të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë ndërsa ata kryejnë sulme mbi Iranin.

Agjencia e lajmeve Axios në postimet e saj të fundit shkruan se Trump po mendon t’i bashkohet luftës së Izraelit për të bombarduar impiantet bërthamore të Iranit, sidomos dhe atë të Fordoë.

Teksa edhe mediat izraelite, pretendojë se Izraeli po shpreson që SHBA të bashkohet shumë shpejt në këtë përplasje me Iranin. 

3 Komente

  1. S
    Sasd

    Me rusin e Putinit nuk kane bythe

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      mo u mërzit se ka kohë!!diku shpejt e shpejt e diku ngadal e ngadal!!bëj durim zemra!!dhe mos bëj tifozllëk për komshiun,or debil!!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhuganovi

        Doli kjo gjallesa e hales cenosuma, ky sikur ka qën antitrumpist, kritik ndajë ndërhyrjes ruse në ukrain, qe në fund të fundit rusi ndërhyri me operacion ushtarak për çlirimin e rusoukrainasit nga genocidi i neofashistëvet, kurse tani është bërë tifoz më shtetin kriminal të izraelit, qe sulmon një shtet sovran si irani dhe shpreson se do i vi rradha rusis!! A i ziu ti, ke ngelur tërë jeten injorant e shpirtmut! Cenoshurra! Këto ngjarje tregojnë fundi e perandoris amerikane o idiot…!!

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje