Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

3 Mars 2026, 19:40Bota TEMA
Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se rritja e çmimeve të naftës do të jetë për pak kohë, gjatë luftës me Iranin, por siguroi se "sapo të mbarojë kjo, ato do të bien edhe më poshtë se më parë".

“Njerëzit menduan se ishte diçka që duhej bërë”, u tha ai gazetarëve ndërsa justifikoi ndërmarrjen e veprimeve.

"Pra, nëse kemi çmime pak të larta të naftës për pak kohë... sapo kjo të mbarojë, ato çmime do të bien. Unë besoj se do të jenë më të ulëta se më parë", deklaroi presidenti amerikan.

Çmimet e naftës janë rritur gradualisht që nga fillimi i luftës dhe ekonomistët kanë paralajmëruar se ka të ngjarë të vazhdojnë ta bëjnë këtë nëse konflikti vazhdon. 

2 Komente

  1. K
    Klimax

    Kur mbaron lufta? Por, meqë flitet për luftë, nuk ishte ky vetëm një vit më parë që deklaronte se Amerika nën presidencën e tij nuk do futej kurrë në luftë në asnjë rajon të botës? Vetëm një vit dhe forcat amerikane kanë kryer goditje në Somali, Siri, Irak, Jemen, Venezuelë, Karaibe, Iran në luftën 12 ditore, Iran përsëri, në pritje janë fukarenjtë e Kubës, të pasurit e Albertës, Greonlanda e akullnajave. Ku jemi akoma, vetëm një vit ka kaluar!!! Spanja i tha "jo" dhe si hakmarrje Trump ndërpret mardhëniet tregtare(!!!). Kërcënon Britaninë, BE-në, kërcënon Ukrainën përse vazhdon lufton për të mbrojtur sovranitetin e saj, kërcënon Kalifornisë dhe gjithë shtetet që drejtohen nga demokratët, kërcënon artistë e sportistë, universitete e gjykata, .......!!!! Kush nuk është dakord me politikën e tij është armik I Amerikës!!!! Edhe Hitleri do i kishte zili.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Sume i zgjuar Gjermani ne kete kohe te trazuar. Jo si Spanjolli dhe Inglizi qe po punojne kunder interesave te popujve te tyre. Mgjthate mbetet per tu pare ne vazhdim, kryesisht pas mbarimit te kesaj lufte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje