Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

17 Mars 2026, 17:10Bota TEMA
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër aleatët e NATO, duke i akuzuar për refuzimin për t’u përfshirë në operacionin ushtarak kundër Iranit.

Në një reagim publik, Trump deklaroi se, pavarësisht dakordësisë së vendeve anëtare se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore, shumica e tyre nuk pranuan të marrin pjesë në ndërhyrje.

Ai theksoi se kjo qasje nuk e surprizon, duke e cilësuar NATO-n si një marrëdhënie të njëanshme, ku Shtetet e Bashkuara mbajnë barrën kryesore të mbrojtjes.

Presidenti amerikan shtoi se forcat amerikane kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj ushtrisë iraniane, duke pretenduar se janë shkatërruar kapacitetet detare, ajrore dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit, si dhe pjesë e rëndësishme e lidershipit.

“Për shkak të suksesit të madh ushtarak që kemi arritur, nuk kemi më nevojë dhe as nuk dëshirojmë ndihmën e vendeve të NATO-s,” u shpreh Trump, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për vende si Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.

Duke folur si president i SHBA-së, ai përfundoi: “Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt”.

5 Komente

  1. Émigrati

    EVROPA ESHTE NJE KURVE PLAK!!! ZOTI BEKOFTE USA.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Punetori

      "Émigrati", mëso shkrim e këndim pasi të kesh mbaruar së lari pjatat ose nevojtoret atje në emigracion, pastaj eja e komento' këtu.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kanina

      Po kapter Ramiu qe e ofron bythen e tij vullnetarisht cdo thote tani?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per

        Mjaft e poshteroi Evropen keto muaj, Po i kthejne reston, presidentit-humorist.

        Përgjigjjuni
        1. a
          a

          ahah.. kur e pa qe europa i nxorri gishtin e mesit, tani thote nuk kam nevoje per ju .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje