Ka udhëhequr ‘kryqëzata‘ kundër vaksinave, Trump e vendos Robert Kennedyn nën "kujdestari" përpara zgjedhjeve, rrezikon postin

17 Mars 2026, 09:10Bota TEMA
Ka udhëhequr ‘kryqëzata‘ kundër vaksinave, Trump e

Sekretari i Shëndetësisë, një anëtar i dinastisë së fuqishme Kennedy, ka udhëhequr fushata kundër vaksinimit që nuk kanë rezultuar të jenë të jopopullore. Presidenti tani po e mban nën vëzhgim.

Nuk rrezikon ende postin, por pothuajse. Sipas Wall Street Journal, Shtëpia e Bardhë i ka vënë “litarin” sekretarit të Shëndetësisë Robert Kennedy, sepse daljet e tij publike po irritojnë elektoratin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.

Duhet t’i japë fund ‘kryqëzatave‘ kundër vaksinave, më shumë vëmendje ndaj temave si ulja e çmimeve të barnave apo ushqyerja e shëndetshme, duke iu referuar edhe problemit të kostos së jetesës që rrezikon të dëmtojë partinë në pushtet.

Djali i kandidatit presidencial të vrarë në Los Anxhelos, pas një jete të kaluar me demokratët si i ati, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 vendosi të kthehej kundër traditës familjare. I irrituar nga mungesa e hapësirës, ai kandidoi fillimisht si i pavarur për t’i marrë vota Joe Biden-it, e më pas iu bashkua fushatës së Trump-it. U shpërblye me postin për të drejtuar Shëndetësinë e vendit, një fiksim i tij i hershëm, sidomos për shkak të pakënaqësisë ndaj kompanive farmaceutike dhe prodhuesve të vaksinave, ndjesi e ndarë gjerësisht nga baza e lëvizjes Maga. Për këtë shpiku sloganin paralel Make America Healthy Again, duke nisur “revolucionin” e tij.

Problemi është se jo të gjitha nismat e tij u pritën mirë nga publiku. Kryqëzata kundër vaksinave, në veçanti, nuk është shumë popullore mes shumicës së amerikanëve. Kennedy shtoi edhe gabime politike e menaxheriale, si nënvlerësimi i epidemisë së fruthit në Teksas, apo miratimi nga FDA i një pilule për abortin. Trump e irritoi më tej kur firmosi një dekret ekzekutiv për të favorizuar përdorimin e glifosatit, një pesticid që Robert Kennedy e kishte çuar në gjykatë duke e akuzuar si kancerogjen.

Zëdhënësit e administratës i thanë Wall Street Journal se marrëdhënia e sekretarit me presidentin mbetet e mirë, por nuk ka dyshim që ka pasur një përplasje mes tyre, siç tregojnë disa ndryshime personeli në departament që penalizuan ose larguan njerëz të Kennedy-t për t’i zëvendësuar me figura më pranë Trump-it, si zëvendësi i ri Chris Klomp.

Në rritje është edhe Dr. Mehmet Oz, prezantues televiziv që Trump e ka vendosur në krye të Centers for Medicare and Medicaid Services, dhe shihet si kandidati i parë për të marrë postin e sekretarit, nëse presidenti vendos ta largojë Kennedy-n, siç bëri me Kristi Noem.

Në pritje të një vendimi për Kennedy-n, Shtëpia e Bardhë i ka vënë “litarin”, sipas titullit të Wall Street Journal. Në prag të zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor të këtij viti, ai duhet të shmangë daljet mbi temat më të diskutueshme, duke punuar në ekip mbi ato që pëlqehen nga Trump dhe publiku./La Repubblica

6 Komente

  1. A
    Alba

    Ky debili qe thoshte "i njoh mire mikrobet kur beja kokaine nga kapaku i tualetit". Dhe ka rob qe besojne kur flet kundra vaksinat.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      bile ky e di që një krimb i ka ngrënë një pjesë të trurit prandja flet si e jëma e zeqos!!kur e kanë pyetur se nga e di për krimbin?-e ndjej.ka qënë përgjigjia e tij!!bile bën not në ujërat e zeza,sepse forcojnë imunitetin!!

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vaksinat zgjidhja finale per Gomeret

      Ka ende Budallenje qe besojne te helmet qe i quajne vaksina. Bile dhe pas masakres qe ben me vaksinat e Kovidit eshte nje pjese qe ende do besojne brockullat, sa do qe te e kane pranuar dhe vete se kane vdekur miliona dhe dhe jane semur me semundje kronike shume me teper. C'fare mban kjo Bote! Sa me shume Vaksina per debilat, se ,base prastrohet ky Planet nga hajvanet me dy kembe.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        Vaksinat zgjidhja finale per Gomeret,kurse për kërriçat si ti,janë banjat në derdhjet e ujërave të zeza bashkë me skarcitetin e familjes kenedy!

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vathoida

        Pavaresisht cdo gjeje kundershtuse ne nivele te ndryshme boterore te deritanishme , per mua egziston mundesia e qarte teoriko-praktike e pershtatshmerise te nje skeme , brenda standarteve ligjore farmaceutike , e cila mundeson organizmin te vete-luftoje VIROZAT GRIPALE; mbasi kjo gje nuk eshte hipoteze per mosperfillje te metejshme administrative , por se eshte kuptushem teze e te vertetes teoriko-praktike qe mundeson perfitimin e nje imuniteti ("vaksinimi") si sherim prej infektimit natyral gripal , por se kjo qendron perkundrejt debateve te ndryshme ndaj vaksinave anti-gripale ; dhe si e tille mundeson potencialisht ne hapjen me te gjere te qendrimin prespektiv sa me natyral kundrejt botes tjeter te viruseve .

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          Vathoida,ke shumë të drejtë!!"mundeson organizmin te vete-luftoje VIROZAT GRIPALE",etje,etje!normalisht kjo që thua ti ka ndodhur që nga dita e parë që është shfaqur qënja e parë e gjallë në këtë palnet,ndoshta dhe në univers!!me lindjen e qënjes që quhet homosapiens,ka ndryshuar!!nuk kemi më seleksion natyror,kështu quhet ky proces që përmënd ti tek qënjet jo inteligjente,por një ndryshim të tij!!pra 85 vitesh,nuk kishim të njëjtat mendime si puna e këtyre që ke ti!!më parë,kohën e lui pastër,kishte më pak(edhe në atë kohë ishin hebrejt që infektonin europën me murtajë)!pra seleksioni natyror ishte dhe më i fuqishëm!në atë kohë kishte mjek që ndërhynin në seleksionin natyror!!ti këthehemi kohës që jetojmë!përveç vaksinave njeriu ndërhyn në seleksionin natyror,të preferuar nga ti,ndërhyn me operacione,me lindje të asistuara,me larje e shpëlarje të përditëshme,me rregullime dhëmbësh,me hapje rrugësh e prodhime makinerish që na lehtësojnë jetën!!Vithoida,ma merr mëndja se dhhet të jesh një qënje njerzore pa probleme shënetsore!me pak fjalë njeri me shëndet të mirë!!e një gjë e tillë ndikon në arsyeimin tënd!!shumica e njerëzve nuk i duan policët!!për ta janë gjithnjë "polici i mutit"!por kur ju digjet bytha!?i thërrasin dhe janë të kënaqur nëse ata arrijnë në kohën e duhur,dhe të lumtur nëse arrijnë pak më parë!por të nesërmen harrojnë ndihmën që kanë marrë,duke i quajtur prapë "polic muti",megjithëse policët e mutit kanë vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar tënden!!Vathoida,nëse je për seleksionin natyror,bëje si duhet!mos shko tek doktori asnjëherë!jo vetëm atëherë kur të vjen "veza tek bytha"!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje