“Ngushtica e Hormuzit’-Kallas: BE s’ka ndërmend të zgjerojë misionin detar në Lindjen e Mesme

17 Mars 2026, 07:30Bota TEMA
“Ngushtica e Hormuzit’-Kallas: BE s’ka ndërmend të

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka bërë të ditur se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian treguan “mungesë oreksi” për të zgjeruar misionin detar të Bashkimit Evropian në Lindjen e Mesme deri te Ngushtica e Hormuzit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për ndihmë nga vendet e tjera për të ruajtur sigurinë në ngushticë, pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, ku Irani u përgjigj duke përdorur dronë, raketa dhe mina, duke mbyllur efektivisht kanalit për tankerët që transportojnë normalisht një të pestën e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë.

Misioni i BE-së “Aspides” – emëruar sipas fjalës greke për “mburoja” – u krijua në vitin 2024 për të mbrojtur anijet nga sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit në Detin e Kuq.

Gjatë diskutimeve tona kishte një dëshirë të qartë për ta forcuar këtë operacion, por për momentin nuk kishte oreks për të ndryshuar mandatin e operacionit”, u tha Kallas gazetarëve pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Kjo deklaratë vjen në mes të tensioneve të larta në rajon për shkak të luftës në Iran dhe mbylljes së ngushticës strategjike, e cila mund të ketë pasoja të mëdha për furnizimin global me energji.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Ëadephul, shprehu skepticizëm të fortë për zgjerimin e misionit, duke thënë se Aspides nuk është efektiv as në detyrën aktuale.

Ndërkaq, BE po konsideron opsione të tjera, si forcimi i misionit ekzistues me më shumë anije ose modele të ngjashme me marrëveshjet për eksportin e grurit nga Ukraina, por për tani nuk ka mbështetje për hapa ushtarakë të mëdhenj në Hormuz.

4 Komente

  1. X
    Xha jaho

    He mo mo, mos u beni merak se i leshoi sot anijet Iraniane te shperndajne naften. U bé dhe ky si puna e atij qe tha : baba e kapa hajdutin, sille lart i tha babai,, e sjell PO nuk me leshon ky i tha i biri. Gjasme e beren iranin cope e shkaterruan fare, dhe sot e lane te shesi naften. I bene llogarite pa hanxhine kur i thote populli, irani ka çelsat e hormuzit keta Kane çelsat e pordheve.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      Qe kundërshtuan propozimin mirë bën, po për luftën në Ukrainë janë gati të sakrifikojnë edhe ukrainësin e fundit. E moj Europë ku je katandisur!? Më mirë ta kishit zgjedhur Albanën Vokshin në vend të kësaj thatanike Kaja Kosi! Të paktën kjo e jona ka bythën dhe pordhën më të madhe!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Mos ndegjoni fantaziat e keti Idioti qe ne koriz te Evropes don qe ta pasuroj veten dhe Izraelin,ky fillon luftera por te tjeren duhet ti hjekin geshtenjat nga zjari Evropa eshte mjaft e perfrshire per vrasjen e femijve duke i ndihmuar me armatim Izraelin neve mundemi edhe pa Amerike dhe pa Izraelin .

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Ngrofni vezet se kur tu vije rradha nuk do keni se ku t’a ktheni koken pervec se ne rere dhe te nxirrni but..n jashte…!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje