Presidenti amerikan Donald Trump tha se shpreson që një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës do të arrihet në javën në vijim, në një mesazh të shkurtër të publikuar në rrjetin e tij social.
“Shpresojmë që Rusia dhe Ukraina të bëjnë një marrëveshje këtë javë. Të dyja do të fillojnë të bëjnë biznes me SHBA-në dhe të bëhen të pasura”, tha Trump.
Ukraina ka lëshuar alarme për sulm ajror për Kievin dhe gjysmën lindore të vendit ndërsa shpërthimet tronditën vendin, disa orë pasi “armëpushimi” një-ditor i Pashkëve i shpallur nga Vladimir Putin përfundoi.
Volodymyr Zelensky hodhi poshtë deklaratën e njëanshme të armëpushimit të Pashkëve të presidentit rus dhe tha se trupat ruse kishin vazhduar sulmet e tyre me dron dhe artileri në shumë pjesë të vijës së frontit të dielën.
Sa "së shpejti" Don bukuria? Gjys ditën e ardhshme? Se 12 orë kanë mbet nga paqja tënde!