Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, duke nënshkruar një memorandum presidencial që, sipas Shtëpisë së Bardhë, synon ndërprerjen e pjesëmarrjes dhe financimit të strukturave që nuk i shërbejnë më interesave kombëtare të SHBA-së.
Sipas sqarimeve zyrtare, memorandumi urdhëron të gjitha agjencitë federale të ndalojnë pjesëmarrjen dhe financimin e 35 organizatave joqeveritare si dhe 31 organizatave dhe entiteteve të lidhura me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Administrata Trump vlerëson se këta organizma veprojnë në kundërshtim me interesat kombëtare, sigurinë, mirëqenien ekonomike ose sovranitetin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, vendimi është marrë pas një rishikimi të përgjithshëm të të gjitha organizatave ndërqeveritare ndërkombëtare, marrëveshjeve dhe traktateve ku SHBA-ja merr pjesë, që financon ose mbështet në çfarëdo forme.
Ky eshte idiot budalla komplet o ZOT ne doren e kujt ka ra Amerika e nadhe turp
Ore Z Presidenti a e din ti sesa njerez dota festojne vdekjen tende si nji njeri pa moral njerezore e gjysma e popullit Amerikan ku sot jetojne ne varferi por keta njerez nuk te interesojne pse jan te varfer ty te intereson vetem ata qe e vjedhin popullin dhe pasurohen me djersin e popullit.
Veprimi i Presidentit per mua é i drejtë Komentet nuk janë nga njerëz real , por nga Inteligjenca Arificiale llum ! Disinformacion 100% .
Mashtrues në vitet 80-90 tani president ka sjellë në pushtet një klikë të rrezikshme për të gjithë botën.
Lereni President Trump o looser , shikoni ca do Beni per jeten tuaj.