U qëllua me armë zjarri në kokë, senatori kolumbian në gjendje kritike pas atentatit

8 Qershor 2025, 14:20Bota TEMA
U qëllua me armë zjarri në kokë, senatori kolumbian në

Senatori kolumbian Miguel Uribe, një kandidat i mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi u plagos me armë zjarri në kryeqytetin Bogota, sipas kryetarit të bashkisë.

39-vjeçari “e kapërceu ndërhyrjen e parë kirurgjikale” dhe ka hyrë në “orët kritike” të rikuperimit, u tha gazetarëve të dielën kryebashkiaku Carlos Fernando Galan.

Uribe u qëllua të shtunën gjatë një eventi zgjedhor si pjesë e kandidimit të tij për president në vitin 2026. Pasi u dërgua me urgjencë në spital, gruaja e tij, Maria Claudia Tarazona, tha se ai po “luftonte për jetën e tij”.

Uribe është anëtar i partisë opozitare konservatore të Qendrës Demokratike, e themeluar nga ish-presidenti Alvaro Uribe. 

Lini një Përgjigje