Ja qyteti i cili rrezikon të mbetet plotësisht pa ujë

8 Qershor 2025, 12:32Bota TEMA
Ja qyteti i cili rrezikon të mbetet plotësisht pa ujë

Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern që mbetet plotësisht pa ujë, paralajmërojnë ekspertët, ndërsa nivelet e ujërave nëntokësore kanë rënë deri në 30 metra në dekadën e fundit. Sipas një raporti të publikuar nga organizata Mercy Corps, urbanizimi i pakontrolluar dhe ndryshimet klimatike po e shtyjnë qytetin drejt një katastrofe të pashmangshme.

Gati gjysma e puseve të qytetit – burimi kryesor i ujit të pijshëm për shtatë milionë banorët – janë tharë, ndërkohë që nxjerrja e ujit tejkalon shkallën natyrore të rimbushjes me rreth 44 milionë metra kub në vit. Nëse trendi vazhdon, të gjithë akuiferët mund të shterojnë deri në vitin 2030.

“Duhet të ndërmerret një përpjekje urgjente ndërkombëtare për ta dokumentuar dhe përballuar këtë krizë,” tha Dayne Curry, drejtoreshë e Mercy Corps në Afganistan. Ajo paralajmëroi se mungesa e ujit mund të çojë në zhvendosje masive dhe rritje të migrimit.

Kriza nuk kufizohet vetëm tek mungesa e ujit, por edhe cilësia e tij. Raporti tregon se deri në 80% e ujërave nëntokësore të Kabulit janë të ndotura, me prani të lartë të ujërave të zeza, arsenikut dhe kripësisë. Kjo situatë ka bërë që shumë familje të shpenzojnë deri në 30% të të ardhurave mujore vetëm për ujë, duke hyrë në borxhe për të mbuluar nevojat bazë.

“Afganistani ka shumë probleme, por mungesa e ujit është një nga më të rrezikshmet,” tha Nazifa, një mësuese nga lagjja Khair Khana. “Familjet me të ardhura të ulëta po vuajnë më shumë, pasi uji i pastër nuk ekziston më.”

Ndërkohë, disa kompani private kanë përfituar nga situata duke hapur puse të reja dhe duke shitur ujin me çmime të larta, duke shtuar edhe më shumë barrën mbi qytetarët.

Kabuli ndodhet në prag të një krize humanitare që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet vendore përballen me sfidën jetike për të siguruar të ardhmen ujore të qytetit.

2 Komente

  1. .
    .

    nuk me intereson fare mua personalisht,le te ulen te lexojne te studjone te punojne qe mundesojne jeten e tyre dhe te brezave te ardhshem,mos rrine gjith diten me kuran ne dore he duke shkuar nga mjesi deri ne darke ne xhami,duke u lutur dhe pritur qe cdo gje tja sjedhi zoti falas pa dedhur asnje pike djerse,shikoni izraelin qe ujin e detit e ka kthyer ne uj te pishem,pastaj ju vjen inat pse jan me te zhvilluar te tjeret,eshte e thjeshte,punojne studjojne dhe lexojne,idjoter popull

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Me pak fjale kjo tipja thote qe Perendimi kaq shume i urryer ne vendet si Afganistani duhet te gjeje zgjidhje per ta nderkohe qe deshira e vetme e tyre eshte qe Perendimi te shkaterrohet dhe ata ta kthejne cdo qytet Perendimor ne hale islamike si vendin e tyre. Qeveritaret perendimore duhet te kuptojne qe qytetaret i paguajne taksat qe shteti te kujdeset per ta dhe tua riktheje duke investuar per ata vete dhe jo per vendet qe urrejne kulturen Perendimore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje