Ukraina, Letonia, Estonia dhe Lituania bënë të ditur sot se do të bojkotojnë takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet në Maqedoninë e Veriut këtë javë, për shkak të pjesëmarrjes të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Kjo do të ishte hera e parë që zoti Lavrov do të merrte pjesë në një takim të OSBE-së, që prej fillimit të sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës më 24 shkurt të 2022. Agresioni i Moskës u bë shkak sanksione gjithëpërfshirëse perëndimore.
Takimi i OSBE-së, një organizatë prej 57 anëtarësh, do të mbahet prej datës 30 nëntor deri më 1 dhjetor në Shkup.
Kievi ishte pari që bëri të ditur se nuk do të çonte përfaqësuesin e tij në Shkup.
“Delegacioni ukrainas nuk do të marrë pjesë në takimin e OSBE-së në nivel ministrash të punëve të jashtme”, shkruante në një deklaratë në Facebook Oleh Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
Zoti Nikolenko tha se Rusia kishte abuzuar me rregullat e konsensusit të organizatës, kishte përdorur "shantazhe dhe kërcënime të hapura" si dhe kishte mbajtur në burg për 500 ditë, tre përfaqësues ukrainas të OSBE-së.
“Në kushte të tilla, prania e një delegacioni rus, në nivel ministror për herë të parë që nga fillimi i sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, vetëm sa do të thellonte krizën në të cilën Rusia e ka futur OSBE-në”, tha ai.
Solidariteti i vendeve baltike
Në një gjest solidariteti me Kievin, ministrat e jashtëm të tre vendeve baltike lëshuan më vonë një deklaratë duke thënë se edhe ata nuk do të merrnin pjesë në takim nëse zoti Lavrov merrte pjesë.
Pjesëmarrja e tij "rrezikon të përligjë rolin e Rusisë, një vend agressor, brenda një komuniteti kombesh të lira, duke mos marrë parasysh krimet mizore që Rusia ka kryer", thanë ata.
Në deklaratën e përbashkët, ministrat e jashtëm të tre vendeve baltike, akuzuan Rusinë për ndërmarrjen e veprimeve bllokuese brenda OSBE-së, sikurse është ndalimi i misionit vëzhgues të organizatës në Ukrainë, si dhe bllokimi i kërkesës së Estonisë për të kryesuar organizatën në vitin 2024.
Në të kaluarën Rusia ka akuzuar Perëndimin për minimin e OSBE -përmes "zgjerimit të pamatur" të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Ska problem! Rusia ka alfred cakon me te,deri ne fitore ndaj gjithe botes.
Kurse ukraina dhe republikat balltike kane ne krah cenosumqirin deri vdekje...
Edhe keta politike leshi bejne: po do vendoset paqja kur nuk bisedohet?
Po EDromsi, a ka shku? Ai ja mbledh rrup sup atyne rusvet…
Keto shtete perse nuk bojkotojne Turqine qe ka te pushtuar Qipron we ne 1974-en po jane "Per Paqe dhe te drejtat Njerezore"? Pjesen e pushtuar nuk e njef asnje pervec Turqise. Kosova per fat te keq edhe sikur ta njohin te gjitha shtetet Rusia dhe Kina nuk do ta njohe. D.m.th sikur edhe Rusia dhe Kina ta njohe Kosoven Serbia nuk do ta njohe se Vetot e Sh.b.a-se per Israelin plot 78 me duket ne kundershtim me Karten e O.K.B-se eshte nje shkak qe po kthehet kjo bote ne nje Xhungel ku me i forti ben cfare te doje. Kush u denua per krimet cnjerezore me milione te vrare ne Lindjen e Mesme nga bombardimet e Natos? Asnje. Kiahilli i Pasigurise "I Sigurimit" nuk mbeshtet Paqen dhe sic duket do shkojme per lesh te gjithe se keshtu ka "Urdheruar Zoti" per popullin e "Zgjedhur" te Israelit!