Ukraina godet “vrimën e zezë” të Moskës: Droni që fundosi sigurinë ruse në Detin e Zi

20 Dhjetor 2025, 17:55Bota TEMA
Ukraina godet “vrimën e zezë” të Moskës: Droni

Gjatë ditës së djeshme, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka goditur, me shumë gjasa duke i shkaktuar dëme të rënda, një nëndetëse ruse të klasës 636.3 (ose “Kilo i përmirësuar II” sipas kodifikimit të NATO-s) në portin e Novorossijsk-ut, i cili është shndërruar në qendrën kryesore të operacioneve të Flotës Ruse të Detit të Zi, për shkak të pamundësisë faktike të përdorimit të Sevastopolit në Krime.

Sulmi u krye përmes përdorimit të një droni nënujor (UUV – Unmanned Underwater Vehicle) të një tipi të ri, të quajtur “Sub Sea Baby”. Ky dron, që mendohet të jetë një derivat i “Sea Baby”-t, mjet kamikaz pa pilot, ka shumë gjasa të funksionojë si një lloj torpedoje autonome. Nëse kjo hipotezë është e saktë, është e mundur që droni të drejtohet drejt objektivit përmes një rruge të paraprogramuar dhe që sistemet e tij të marrin kontrollin autonom në fazën përfundimtare, duke u orientuar vetë drejt objektivit.

Kjo mund të shpjegojë se si “Sub Sea Baby” ka arritur të lundrojë brenda bazës detare, një itinerar që kërkon manovra të shumta në hapësira të ngushta dhe që presupozon informacione të përditësuara së fundmi, në mos në kohë reale, të inteligjencës për të njohur pozicionin e objektivit dhe pengesat e mundshme. Nuk është e qartë nëse arma funksionon plotësisht në mënyrë të pavarur pas lëshimit apo nëse ekziston ende ndonjë formë drejtimi në kohë reale.

Veprimi i kryer nga SBU është i rëndësishëm për të paktën dy arsye, por fillimisht vlen të ndalemi te karakteristikat e nëndetëses ruse të goditur.

Nëndetëset “vrimë e zezë”

Nëndetëset e klasës “Kilo e përmirësuar II” janë mjete me propulsim dizel/elektrik, të tipit hunter/killer (SSK), të afta për të lëshuar raketa lundruese për sulme tokësore dhe detare, si “Kalibr”. Flota Ruse e Detit të Zi ka qenë aktive në këto gati katër vite lufte kryesisht përmes lëshimit të këtyre raketave ndaj objektivave me vlerë të lartë në Ukrainë, duke përdorur edhe platforma sipërfaqësore si fregatat e klasës “Admiral Gorshkov”.

Këto nëndetëse janë relativisht të vogla (rreth 70 metra të gjata dhe 2.500 tonë zhvendosje maksimale), kanë një autonomi zhytjeje prej 400 miljesh detare dhe janë projektuar kryesisht për të luftuar anije dhe nëndetëse armike, me rolin dytësor të sulmeve tokësore falë raketave lundruese si “Kalibr”.

Në diskursin mediatik, “Kilo i përmirësuar II” quhen shpesh “vrima të zeza”, pasi konsiderohen jashtëzakonisht të heshtura gjatë lundrimit. Ato janë të pajisura me një sistem sonar të gjeneratës së re, që ofron qetësi operative dhe rreze zbulimi më të madhe. Ky variant është eksportuar edhe në vende si Vietnami dhe Algjeria, dhe është projektuar për fleksibilitet më të madh operacional dhe aftësi të shtuara stealth.

Sa nëndetëse kanë mbetur në Detin e Zi?

Gjashtë nga këto nëndetëse figuronin në regjistrin e Flotës Ruse të Detit të Zi, por vetëm katër ndodheshin realisht në këtë det në momentin e shpërthimit të luftës (Deti i Zi është i mbyllur për tranzitin e njësive ushtarake të palëve ndërluftuese, sipas Konventës së Montreux).

Gjatë konfliktit, një nëndetëse e parë “Rostov mbi Don”, u dëmtua rëndë ndërsa ndodhej në dokun e riparimit në Sevastopol, nga një sulm raketor ukrainas në shtator 2023. Ajo që ka mbetur nga Flota e Detit të Zi, Moska ka humbur disa njësi nga sulmet e kombinuara ukrainase, përfshirë një kryqëzor, të paktën katër anije zbarkimi amfib, si dhe një sërë njësish më të vogla, përfshirë korveta raketash, është zhvendosur nga Sevastopoli në Novorossijsk, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ukrainase. Në qershor 2024, 11 njësi sipërfaqësore dhe nëndetare kishin hedhur spirancat në portin e qytetit në rajonin Krasnodar Krai.

Një risi absolute për dronët nënujorë

Sulmi është i rëndësishëm për dy arsye kryesore. E para është e qartë: në bilancin e luftës, neutralizimi i një platforme lëshimi për raketat “Kalibr” nënkupton uljen e kapaciteteve të sulmit tokësor me rreze të gjatë të kundërshtarit, të cilat, sa i përket nëndetëseve, tashmë janë përgjysmuar. Flota Ruse e Detit të Zi ka humbur kështu një pjesë të madhe të aftësisë së saj për sulme të fshehta dhe do të duhet të mbështetet më shumë te fregatat, me të gjitha rreziqet që kjo sjell (konsum i burimeve njerëzore dhe teknike, rritje e probabilitetit për t’u goditur).

Mbi të gjitha, sulmi ukrainas përfaqëson përdorimin e parë të suksesshëm luftarak të një droni nënujor, duke provuar se kjo kategori kërcënimi është reale dhe efektive. Megjithatë, mbeten ende të panjohura detaje thelbësore mbi mënyrën e sulmit, si niveli i ndërgjegjësimit situacional që droni posedon (apo që i ofrohet), si dhe modalitetet e lidhjes për transmetimin e të dhënave dhe komandave të navigimit dhe sulmit.

Të dhëna që, me shumë gjasa, nuk do t’i njohim kurrë plotësisht, as edhe pas përfundimit të luftës. (Bota.al)

14 Komente

  1. E
    Evropa kurva plake me pamjen e shalethates Ursula

    Gebelsit e BE bashke me ata te Ukar-nes e cila ka ikur per lesh Zelensky na tregojne perralla me "vrimen e zeze" te gruas se Zheles. Cdo dit Ukar-nes po i ikin llokma te pakthyeshme teritoresh me popullate ruse qe keqtrajtoheshin nga grupet naziste te Zheles si ai Azov, u merrnin tokat dhe i debonin. BE jep miliarda euro te taksapaguesve te saj duke i derguuar tek Ali Baba Zelesky me 40 hajdute, kjo po eshte "vrime e zeze" qe nga shalethata Ursula Von Derr Leyen nuk bejne ze, groposen nje shtet me bindjen se do te shperbenin Federaten Ruse.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putin kurva

      vazhdo kurva ruse se nuk dum me te qi mo, se to bo pidhi si hale!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ccc

        Boll dëgjove radio Moskën me propagandën e saj

        Përgjigjjuni
      2. a
        arturi

        si mundet te botohen keto pralla,duke ditur se Zelenski kerkon ndihme nga Europa dhe America ??? Po te ishte kaq i fort dhe ti mbyste nendetset ruse nuk dote kerkonte ndihme nga Bota dhe doti merte tokat e pushtuara nga Rusi Boll me keto lajme budallalleqe, Duke treguar Ukrainen me te forte se Rusi

        Përgjigjjuni
        1. r
          rp

          kur idiot o injorant me emrin artur keto pyetje do bosh, po e di cke ti, shko ne detin e zi dhe ne rast se e gjen floten russe te jap 1 milion dollare!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Artur- karuci

          Arkar, lajmi and eshte kudo.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adi

            Tani e fituan luften. Shyqyr se sdo kerkojne me para tani

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkerdhyesi i hanemes se Adit

              Ja dhe Adi qe ha mut duke perseritur llafet qe degjon nga shefi.

              Përgjigjjuni
            2. g
              ganiu

              Titulli më bëri shumë merak. Kujtova se kishte pësuar ndonjë gjë majka e zhvejkut. Ajo është vrima e zezë e rusië, si nga leshi i parruar ashtu dhe nga sasia e carlve që gëlltit.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rasputin

                majken e Zhvejkut e kam une ne patronazh

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  hej ja Rras-putinit,ki kujdes mo u ngatërro me dashnoren time se do kesh probleme!!atë e kam unë gjatë gjithë natës!!ditën,ndoshta mund ta kesh ti,por natën kujdes!!!u kuptuam!!majkën e ??!! qije sa të duash,bile dhe atë të atij që nuk pjerdh kurrë!!

                  Përgjigjjuni
              2. S
                Shano

                Ti që fletë pro rusis je zhurmues Gabim që të tillë njërzë ka akoma në Shqipëri Rusët janë destabilizues sidomos në ballkan

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Studenti

                  Çjane keto lajme o Mero.Genjeshtrat e mafijozit Zelenski dhe shërbimeve te tij kërkon t'i shperndash ku te mundesh.Verifikoi burimet e informacionit dhe pastaj botoi.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    ushuturak i qeke këthy studimeve??

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje