Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë për të goditur brenda Rusisë

25 Gusht 2025, 18:03Bota TEMA
Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë

Ukraina ka prezantuar një raketë të re me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, duke rritur ndjeshëm kapacitetin e saj për të goditur objektiva thellë në territorin rus.

Raketa, e quajtur “Neptuni i Gjatë”, u shfaq për herë të parë në një video të publikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës nga platforma ushtarake Zbroya (“Arma”), raportoi Defense Express.

Pamjet sugjerojnë se raketa e re ka një gjatësi prej rreth 6 metrash – pra rreth 1.5 metra më shumë se versioni standard – si dhe është 12 centimetra më e gjerë në diametër, ndryshime që lidhen me nevojën për kapacitet më të madh karburanti.

Ndryshe nga versioni origjinal i Neptunit, i cili ishte projektuar kryesisht për luftë kundër anijeve dhe që mori vëmendje botërore pas fundosjes së anijes ruse Moskva në vitin 2022, varianti i ri “Neptuni i Gjatë” është i prodhuar për të goditur objektiva tokësorë.

Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Kievit për të prodhuar armë vendase me rreze të gjatë veprimi, në një kohë kur furnizimet perëndimore përballen me vonesa dhe kufizime politike.

7 Komente

  1. X
    Xha Braho

    Pushka top ju befte o Trima!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Daj Spiro Koleka

      Rakete e prodhuar ne Perendim duke i vene stampa Made in Ukar-ina. O xha Braho nuk jane per ty keto pune jane me te thella, shko fli gjume e mos harro te vesh pampersin.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Jahua

        Shoku im xha Brahua nuk ve pempersin … e ka gati kur te vij tet eme tja valoj ne surat , ta pickilisi kurvices suratin

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sulo

          Po mer daj Spiro, po te isha Franca apo Anglia, do ja u jipja disa bomba atomike per ti patur aty, sic i kishin me pare!

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Z

          PO JA HODHI RUSISE ,, UKRANIJA SHKURRMOHET PER NJE ORE ,,,

          Përgjigjjuni
          1. z
            zazhigallga pazhallusta

            do tu dergojme motren tende ruseve mbase i zbusim

            Përgjigjjuni
          2. !
            !!??

            Ee more trap Braho ee! Gezohu per topet e zelos! Tani sigurove pensionin e deputetllekut...!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje