Pas vendosjes së trupave ushtarake në Uashtington DC President i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë trupa edhe në qytetin e Baltimore, duke përshkallëzuar përplasjen e tij me guvernatorin e Merilendit, Wes Moore.
Ky i fundit, përmes një ftese publike, kërkoi presidentin që bashkohej me të në një “shëtitje sigurie” në qytet, por Trump reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se nëse Moore ka nevojë për ndihmë, ai do të ndërhyjë me trupa, siç ka bërë në Uashington.
Ai kritikoi ftesën e guvernatorit, duke e quajtur “të keqe” dhe “provokuese”.
Këto komente janë pjesë e një fushate më të gjerë të presidentit për të vendosur trupa të Gardës Kombëtare në qytetet e udhëhequr nga demokratët, me qëllimin për të luftuar krimin, sipas administratës së tij.
Në Uashington DC, të dielën janë dislokuar tashmë rreth 2,000 trupa dhe, sipas një deklarate nga Task Forca e Përbashkët, ata janë urdhëruar të pajisen të gjithë me armë, të cilat më parë ruheshin në arsenal dhe merreshin vetëm nëse ishte e nevojshme.
Sipas ushtrisë, forcat ushtarake do ti përdorin vetëm si masë e fundit. Ndërsa Trump ka paralajmëruar gjithashtu vendosjen e trupave ushtarake edhe në shtetet e tjera.
Por ky përshkallëzim ka hasur në reagime të forta nga udhëheqësit demokratë, të cilët e kanë cilësuar si “abuzim me pushtetin” dhe “ligjërisht të pajustifikuar”.
Megjithëse krimi është ulur në krahasim me vitet e tjera Sondazhet tregojnë se rreth 80% e banorëve të qyteteve si Baltimore kundërshtojnë vendosjen e trupave federale dhe të Gardës Kombëtare në zonat e tyre.
Ky u trapizuar komplet.
Po bën provat gjenerali për grushtin e shtetit mbas 3 viteve që mbarn Mandatin e tij si president dhe ligjërisht nuk mund të zgjidhet më ,kështu do jemi dhe më e pakta Trump do ta provojë të qëndrojnë në pushtet (sigurisht nëse eshtë gjallë sepse nëna natyrë ka planet e veta)mbajenmend këtë koment
kam frikë se do të të dalë fjala!!shpresoj që të gabohesh,por si duken bathët!?shpresa do vdesë para meje!!
Presidenti Trump ka te drejtte plotesisht, rruget e qyteteve Amerikane jane bere te pasigurta, krimi eshte bere zoterues. Nuk ka me fasade "Endra amerikane" ka marre fund, kete gje ben "mire" demokratet me ne krye Biden Torollaku qe hapen kufinjte dhe cdo dite hynin ne menyre te lireshme 10 mije klandestine nga vendet espanike, Azia dhe Afrika midis tyre me mijera kriminele vrases, anetare te karteleve te droges. te arratisur nga burgjet etj qe shkaterruan rregullin dhe shtetin ligjor.
nëse është dikush që shkatërron shtetin në amerikë,është TACO,portokalliu!kuptohet me mbështetjen e idiotëve si ti!!kur ta kuptoni??do bëni dhe ë keq!do keni frikë dhe do ta mbështetni dhe më shumë,deri sa tu shkërdhejë dhe juve robt!!kështu ndodh gjithnjë në diktaturë!!