Vetoja e presidentit polak kërcënon qasjen e Ukrainës në Starlink

25 Gusht 2025, 16:45Bota TEMA
Vetoja e presidentit polak kërcënon qasjen e Ukrainës në

Qasja e Ukrainës në shërbimin e internetit satelitor Starlink, mund të bllokohet për shkak të vetos së presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki në një projektligj për ndihmë për refugjatët, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri polak të hënën, teksa konflikti mes Qeverisë dhe kreut të shtetit sa shkon e thellohet.

Polonia e paguan shërbimin e Starlinkut për Ukrainën, duke mundësuar shtrirjen e internetit në këtë shtet dhe në zonat ku janë të pociozionuara forcat ushtarake ukrainase, të cilat luftojnë pushtuesit rusë.

Presidenti polak, Nawrocki i ka vënë veton projektligjit për vazhdim të ndihmës financiare për refugjatët ukrainas dhe i ka bërë të ditura planet për t’ua kufizuar atyre qasjen në kujdes shëndetësor dhe përfitime për fëmijë.

Megjithatë, zëvendëskryeministri polak, Krzystof Gawkowski, ka thënë se legjislacioni përfshin edhe bazën ligjore për ofrim të Starlinkut në Ukrainë.

“Këtu merr fund interneti nga Starlinku të cilin e paguan Polonia për Ukrainën, teksa përballet me luftë”, ka shkruar ai në X – dikur Twitter.

Një zëdhënës i Gawkowskit ka thënë se vetoja e Nawrockit nënkupton se prej 1 tetorit nuk do të ketë bazë ligjore për t’i kryer pagesat për Starlink.

Zëdhënësi i Nawrockit i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se baza ligjore për Starlinkun mund të rikthehet nëse parlamenti e miraton një projektligj të propozuar nga presidenti deri në fund të muajit.

Polonia është njëra prej mbështetëseve më të mëdha të Ukrainës, prej nisjes së pushtimit rus më 2022.

Si Qeveria e qendrës, e kryeministrit, Donald Tusk, ashtu edhe Nawrocki, nacionalist konservator, pajtohen për nevojën e ofrimit të ndihmës për Ukrainën që t’i bëjë ballë pushtimit rus, ndonëse disa polakë janë me dy mendje nëse duhet ofruar ndihmë për 1.5 milion ukrainasit që tani jetojnë në Poloni.

Nawrocki ka bërë fushatë këtë vit me bindjen se "polakët duhet të jenë prioritet" dhe ka kërkuar që të kufizohen të drejtat e të huajve në Poloni.

“Nuk e kam ndryshuar mendimin dhe synoj përmbushjen e obligimeve të mia, dhe besoj që ndihma duhet t’iu ofrohet vetëm ukrainasve që bëjnë përpjekje për të punuar në Poloni, dhe e njëjta gjë vlen edhe për kujdes shëndetësor”, u ka thënë ai gazetarëve.

Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk ka reaguar ndaj këtij vendimi.

Refugjatët ukrainas në Poloni kanë të drejtë t’i marrin 219 dollarë për një fëmijë, nëse fëmijët shkojnë në shkollat polake.

Edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian kanë propozuar së fundmi zvogëlimin e përfitimeve për ukrainasit.

Në Poloni, presidenti mund t’i propozojë projektligjet dhe të përdorë veton ndaj legjislacioneve qeveritare.

Ngjashëm, edhe Qeveria mund t’i bllokojë propozimet e presidentit./ REL

5 Komente

  1. E
    Evropa kurva plake me pamjen e shalethates Ursula

    Kar-ol apo Kar-qol ka shume te drejte, ai eshte President i polakeve dhe nukk a asnje te drejte te zvogeloje sherbimet ndaj qytetareve te tij duke mbajtur 1,5 milion refugjate parazit te Ukraines, ketyre t'u dali zot Zhelja qe e provokoje kete lufte. Ne Gjermani dhe vende te tjera refugjatet e Ukraines shumica te rinj qe nuk duan te shkojne ne lufte rrine vetem neper klube me ndihmat ne euro te dhena nga qeveria e ketyte vendeve. Fitime po nxjerrin feckat qe kane bllokuar semaforet dhe "mbipopulluar" bordellot, ato jane ne pune non stop.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evropa kurva plake me pamjen e shalethates Ursula

      Kar-ol apo Kar-qol ka shume te drejte, ai eshte President i polakeve dhe nukk a asnje te drejte te zvogeloje sherbimet ndaj qytetareve te tij duke mbajtur 1,5 milion refugjate parazit te Ukraines, ketyre t'u dali zot Zhelja qe e provokoje kete lufte. Ne Gjermani dhe vende te tjera refugjatet e Ukraines shumica te rinj qe nuk duan te shkojne ne lufte rrine vetem neper klube me ndihmat ne euro te dhena nga qeveria e ketyte vendeve. Fitime po nxjerrin feckat qe kane bllokuar semaforet dhe "mbipopulluar" bordellot, ato jane ne pune non stop.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ukraina

        ti qenke nje rrot kari qe se bo nona Duhet te te jete qire gjyshja me sovjetiket si duket

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjethja e fikut

          Gjyshja, stergjyshja, mami, motren e ...! Ti ka qi e po ti qi rusi moj Ukrain, se jeni nje race, historikisht bashke keni jetuar dhe ashtu do vdisni me ate te rusit ne...!

          Përgjigjjuni
      2. P
        Parruca

        O gjeni, presidenti polak ka te drejte, por luften nuk e provokoi Zelenski. E mban mend 2014, kur Krimea u mor u pa shkrepur asnje pushke nga ana e Ukraines? Te njejten gje duhet te bente ne 2022 Ukraina? Per pagesen e Starlinkut presidenti Polak ke te drejte ta refuzoje ta paguaje nqs mendon se ashtu eshte me e mira per popullin e tij. Sepse ka dhe nje llogari tjeter qe behet, dhe eshte edhe arsyeja qe shume shtete Europiane vazhdojne e ndihmojne Ukrainen. Dhe kjo eshte llogari e thjeshte: me mire zbrazim depot nga armet e vjetra dhe ja falim Ukraines sot, sesa te mbajme mbi kurriz nje lufte te drejteperdrejte me Rusine neser. Dhe Polonia eshte nje nga shtetet me te rrezikuara ne kete drejtim.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje